Spiropali:Basha të largohet, është përgjegjës për 21 janarin

Forumi Rinor Eurosocialist shqiptar vijon protestën maratonë para ministrisë së Brendshme për të kërkuar largimin e ministrit Lulëzim Basha.
Në një prononcim për “Ora News” kordinatorja e FRESSH-it Elisa Spiropali ka deklaruar se ministri Basha duhet të largohet sa më parë pasi ai është përgjegjës për vrasjen e 4 njerëzve të pafajshëm në demontratën e 21 janarit.
“Në krye të këtij institucioni rri një njeri që po e keqpërdor dhe vrau 4 njerëz të pafajshëm. Ne nuk kemi asgjë me policinë pasi ajo është keqpërdor nga pushteti”, ka pohuar Spiropali.
Gjithashtu Spiropali ka deklaruar se FRESSH është duke negociuar me policinë për kohën e protestës pas kërkesës së FRESSH-it për të protestuar deri në mesnatë.
Sipas saj deri më tani policia nuk ka dhënë asnjë orar për zhvillimin e protestës para ministrisë së brendshme.