PS Kreu i KQZ-se Ristani te jape doreheqjen

Partia Socialiste ka reaguar pas deklarates se Kryetarit te KQZ-se Arben Ristani se PS dhe PBDNJ kane shkelur Kodin Zgjedhor. Deputeti Armando Subashi ne nje deklarate per shtyp tha se kreu I KQZ-se eshte nje prej shakatareve te krizes politike. Ai ka theksuar se Ristani duhet te jape doreheqjen nese eshte i shqetesuar per zgjedhje te lira dhe te ndershme
Deklarata e e plote e deputetit te PS-se
Kryetari i KQZ Ristani riperserit refrenin e shkeljes se ligjit por i kujtojme atij se ai vete eshte nje nga shkaktaret e krizes politike ne vend. Ristani nen urdhrat e shefit te vet ka shkelur shume here ligjin jo vetem ne zgjedhjet e kaluara por me nje strategji te kujdesshme po pergatit edhe vjedhjen e manipulimin e zgjedhjeve te radhes.
Ia kemi thene dhe po e perserisim qe nese ai eshte i shqetesuar realisht per zhvillimin e zgjedhjeve te lira e te ndershme ne Shqiperi dhe zbatimin e ligjit ben mire te jape doreheqjen te largohet nga KQZ dhe te behet pjese reale e zgjidhjes se kesaj krize te rende qe ka mberthyer vendin.