E Shtunë, 31 Tetor 2026

Matura 2012, pikët dhe nota mesatare

10/11/2011  Testimet në matematikë, letërsi e gjuhë shqipe dhe në 2 apo 3 lëndët me zgjedhje

Kushtet si do llogariten pikët e nota mesatare e gjimnazit. Kreditet për 38 lëndët

Provimet e maturës për vitin 2012 do të përballen me një sërë ndryshimesh, të cilat tashmë kanë filluar të zbardhen. Ekspertët e arsimit pohojnë se për të hyrë në këto testime maturanti duhet të tregojë kujdes që të mbledhë nga të tre vjetët e shkollës së mesme mbi 90 kredite të fituara nga lëndët e kurrikulës-bërthamë e asaj me zgjedhje që kanë zhvilluar në shkollë. Mosplotësimi i këtyre krediteve mund të penalizojë me mospërfshirje në provim. Këtë vit maturantët do të testohen në më shumë lëndë, në varësi të preferencave të tyre, por dhe të kushtit të domosdoshëm që të kenë grumbulluar minimalisht 8 kredite nga lëndët e caktuara në formuarin përkatës. Janë evidentuar tashmë edhe 38 lëndët që do të hidhen në formularin A-1, së bashku me kreditet përkatëse që do të vlerësohen. Nga këto lëndë maturanti do të përzgjedhë dy apo tri, duke plotësuar minimalisht tetë kredite. Ndryshe nga sa ka ndodhur në maturat e shkuara, mesatarja e gjimnazit të një nxënësi do të llogaritet duke pjesëtuar shumën e të gjitha pikëve që nxënësi ka grumbulluar gjatë tre vjetve të shkollës me shumën e të gjitha krediteve që ai ka grumbulluar po gjatë gjimnazit. Shuma e pikëve nxirret duke shumëzuar notën vjetore me kreditet dhe koeficientin 1 ose 1.4 që ka secila lëndë e thelluar. Ky rezultat më pas pjesëtohet me shumën e krediteve të lëndëve përkatëse, duke dhënë mesataren e shkollës së mesme. Ndryshe nga një vit më parë, formulës së llogaritjes do t’i shtohen edhe më shumë elemente sa i takon koeficienteve, duke qenë se do të mund të japin më shumë lëndë e zgjedhje.

Kreditet për 38 lëndët

Të gjitha lëndët që përfshihen në kurrikulën-bërthamë apo atë me zgjedhje do të vlerësohen me një numër të caktuar kreditosh, mbi bazën e të cilave do të referohet edhe përzgjedhja e provimeve që do të japë maturanti. Konkretisht në skemën e kurrikulës-bërthamë gjuha e huaj e parë vlerësohet me 10 kredite, kimia me 4 kredite, fizika 4, biologjia 4, shkencat e tokës 2, qytetari 3, historia 5, gjeografia 3, ekonomia 2, teknologjia 2. Për shkollat artistike histori muzike 6 kredite, harmoni 6 kredite, histori arti 6, histori baleti 3, ndërsa për shkollat profesionale teoria profesionale 8 kredite. Ndërsa në kurrikulën e lëndëve me zgjedhje letërsi e thelluar vlerësohet me 5 kredite, matematika e thelluar 5 kredite, fizika e thelluar 2, kimia e thelluar 2, biologjia e thelluar 2, trashëgimi kulturore 4, sociologji 2, histori e thelluar 4, gjeografi e thelluar 2, psikologji 2, filozofi 2, ekonomi e thelluar 2, teknologji e thelluar 2, gjuhë e guaj e dytë, angleze, italiane, franceze, gjermane e spanjolle secila vlerësohet me 6 kredite.

Kushtet e provimit për lëndët me zgjedhje

Në provimin për lëndët me zgjedhje konsiderohen tri lëndë të veçanta, p.sh.:

Fizika-bërthamë, fizika e zbatuar dhe fizika e thelluar.

Kushti 1

Për provimin në lëndët me zgjedhje nxënësi mund të përzgjedhë:

- nga lëndët bërthamë përveç matematikës-bërthamë, gjuhës shqipe dhe letërsisë

dhe gjuhës së huaj të parë;

- nga lëndët me zgjedhje të detyruar.

Kushti 2

Të gjithë nxënësit duhet të sigurojnë një numër të caktuar kreditesh në provimet e

lëndëve me zgjedhje.

Kushti 3

Numri më i vogël i krediteve për t’u fituar nga nxënësi në provimet e lëndëve me

zgjedhje është 8.153.

Kushti 4

Për provimin në lëndët me zgjedhje nxënësi duhet të përzgjedhë jo më pak se dy

lëndë dhe jo më shumë se katër lëndë.

Kombinimet në përzgjedhjen e lëndëve

- Një shembull përzgjedhjeje do të ishte biologjia bërthamë (4 kredite) dhe kimia-bërthamë (4 kredite). Në total të dyja përbëjnë 8 kredite.

- Një tjetër shembull përzgjedhje do të ishte psikologjia (2 kredite), filozofia (2 kredite)

sociologjia (2 kredite), qytetaria (3 kredite). Në total 9 kredite e kështu me radhë.

Si llogaritet mesatarja e gjimnazit

Mesatarja e gjimnazit për një nxënës llogaritet duke pjesëtuar shumën e të gjitha

pikëve që nxënësi ka grumbulluar gjatë gjimnazit me shumën e të gjitha krediteve që

nxënësi ka grumbulluar gjatë gjimnazit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›