Spitalet e rretheve abuzojne me sherbimeti dergojne te gjithe ne QSUT

Spitalet e rretheve abuzojnë me ofrimin e shërbimit shëndetësor duke i dërguar pacientët edhe për ndërhyrjen më të vogël kirurgjikale drejt Qendrës Spitalore Universitare, gjë që shkakton mbipopullim në spitalin më të madh në vend.
Shqetësimi ngrihet nga nëndrejtori i QSUT-së, Besim Boçi, sipas të cilit kapacitetet e spitalit janë të pamjaftueshme për të përballuar fluksin e pacientëve.
Përballe kësaj situate, nëndrejtori Boci sugjeron kalimin e një pjese të buxhetit të spitaleve rajonale që nuk i realizojnë këto shërbime drejt QSUT-se si dhe vendosjen e një pagese të veçantë për të gjithë ata pacientë që dëshirojnë të zgjedhin mjekun që do t’i ndjekë.
Nga pesë mijë operacione të kryera këtë vit në QSUT, gjysma janë pacientë nga rrethet.
Ndërkohë që mjekët vënë në dukje se mbi 60% e ndërhyrjeve mund të kryheshin edhe në spitalet rajonale.