E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukes/ Aksident rrugor vdes nje 45-vjecar

Një 45 vjecar ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti të ndodhur sot rreth orës 19.00 më aksin rrugor Kukës – Morin në vendin e quajtur "Ura 16-orëshe", rreth 3 kilometra larg qytetit të Kukësit.

Burime zyrtare të policisë lokale bëjnë të ditur se dy automjete janë përplasur ndërsa udhëtonin nga Kukësi në drejtim të Morinit. Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasi Gazmend Korbi, 45 vjec, ndërsa kanë mbetur të plagosur dy persona të tjerë që po udhëtonin me automjetin e tyre e që ishin burrë e grua.

Ndërkohë, nga policia rajonale e qarkullimit rrugor është ngritur menjëherë një grup hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Dyshohet se shkaku i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe e automjetit me të cilin udhëtonte viktima dhe humbja e kontrollit të drejtimit të automjetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›