E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dibranet i jane rikthyer serish tradites se bujqesise dhe pemetarise

Dibranët i janë rikthyer sërish traditës së bujqësisë dhe pemëtarisë, kjo falë edhe subvencioneve që qeveria ka dhënë për shtimin e sipërfaqeve të mbjella.

Falë kësaj mbështetje, sipërfaqja e mbjellë shtohet çdo vit me rreth 300 ha.

Në vitin 2007, totali i fondit të akorduar ishte 37,2 milionë lekë ndërsa për vitin 2011 ky fond është 3-fishuar në 150 milionë lekë të reja.

Në skemën e subvencioneve këtë vit janë përfshirë 12 kultura ku dominojnë më shumë pemëtaria dhe Arrorët.

Vetëm këtë vit në Qarkun e Dibrës janë mbjellë 200 ha arrorë.

Deri tani, nga subvencionet kanë përfituar 1900 fermerë, me rreth 1800 ha të mbjella, ndërsa numri i të punësuarve është rritur me rreth 1200 punëtorë.

Frutikultura ka qenë traditë në Dibër ndërsa prodhimet e tyre me pas eksportoheshin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›