40 e arkivit te Ministrise se Brendshme pavionit te terrorizmit komunist
Materiali nga mbi 40 përqind e arkivit të Ministrisë së Brendshme është vënë në dispozicion të pavionit të terrorizmit komunist që do të çelet këtë vit në Muzeun Historik Kombëtar.
Disa prej materialeve që do të jenë pjesë e 30 stendave të këtij pavioni ekspozohen për herë të parë.
Dëshmi e historisë së terrorizmit komunist janë këto foto, por dhe të tjera materiale si dokumenta dhe pamje filmike, të cilat do të ekspozohen për herë të parë në Muzeun Historik Kombëtar.
Këto janë disa nga fotot pjesë e 30 stendave në pavionin e terrorit komunist, i cili pritet të përfundojë brenda këtij viti.
Mbi 40 përqind e arkivit të Ministrisë së Brendshme është vënë në dispozicion të këtij pavioni nga i cili ne siguruam disa prej fotove të paekspozuara më parë.
Rikonstruksioni ndërtimor i pavionit të terrorizmit komunist është në një fazë të avancuar të tij.
Do të ketë risi në përmbajtje përsa u takon materialeve arkivore krahasuar me pavionin e genocidit që ka ekzistuar më parë, ndërtuar në maj të vitit 1996.
Ngjarje të rëndësishme, dokumentim i një kohe që zor të shuhet në kujtesën e shqiptarëve, do të jenë të prekshme me gjithanshmërinë e materialeve arkivore përmes fokusit retrospektiv.