E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spitalet ne gjendje te rende

Spitalet janë në gjendje të vështirë, ka mungesa të theksuara medikamentesh, probleme në infrastrukturë, në pajisje, shumica e shërbimeve janë të mangëta.

Për të gjitha këto pika, specialistët e shëndetësisë janë në një mendje.

Për ta sistemuar sadopak këtë pjesë, kohët e fundit po diskutohet një projekt shumë i rëndësishëm. Sipas këtyre hapave, që do të sjellin ndryshimin e madh, lipset që Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor të jetë financuesi dhe drejtuesi i spitaleve rajonale. Por që, të vihet në zbatim ky projekt, nevojiten të paktën 3 miliardë lekë vetëm për vitin 2009.

Llogaritjet i ka bërë vetë Ministria e Financave, e cila ka dërguar pak kohë më parë, një sqarim për qeverinë për mungesë fondesh.

Nisur nga kjo domosdoshmëri për përmirësimin e gjendjes së spitaleve tona dhe rritje të kujdesit ndaj pacientit, dje, në një konferencë, ministrja e Shëndetësisë, drejtoresha e Institutit të Kujdesit Shëndetësor dhe specialistë të shëndetësisë kanë diskutuar lidhur me mundësitë e realizimit të këtij projekti të madh.

“Pas një sërë diskutimesh me Ministrinë e Financave, është rënë dakord që të ardhurat dytësore do të përdoren nga vetë spitalet dhe kjo është një pikë themelore e mirëfunksionimit të skemës së sigurimeve shëndetësore”, deklaroi dje drejtoresha e ISKSH-së, Elvana Hana.

Sipas saj, Kujdesi Shëndetësor do të lidhë kontrata me 42 spitalet e vendit dhe më pas do të jetë drejtuesi i spitalit, i cili do të lidhë kontratë me stafin.

Nëpërmjet kontratave që do të lidhen me sigurimin shëndetësor, do të kërkohet me këmbëngulje disiplinë administrative, disiplinë financiare dhe disiplinë profesionale për të siguruar eficencën e shërbimeve shëndetësore, rritjen e produktivitetit dhe përmirësimin e cilësisë së tyre.

“Prej kohësh, një reformë në sistemin tonë spitalor ka rezultuar e nevojshme, por tashmë duket e domosdoshme. Kjo do të thotë, jo vetëm një shërbim më të mirë spitalor të ofruar qytetarit, por edhe një impakt pozitiv në të gjithë sektorët e tjerë të shëndetësisë”, tha ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo. Sipas saj, mungesa në medikamente e materiale të konsumit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›