E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia, anetare e Bashkimit te Mesdheut

Procesi i Barcelones, i promovuar pak kohe me pare nga presidenti francez ne samitin me udheheqesit e vendeve qe lagen nga deti Mesdhe, prej sot e tutje do te njihet si Bashkimi per Mesdheun.

Vendimi eshte marre ne Marseje gjate takimit te ministrave te 43 vendeve anetare te ketij organizmi, ku Shqiperia u perfaqesua nga ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu.

Bashkimi per Mesdheun vendosi qe gjate vitit 2009 te fokusoje punen ne projekte qe lidhen me sigurine detare, energjine, mjedisin dhe turizmin.

Ministrja Bregu shprehu angazhimin e Shqiperise per te qene pjese aktive ne realizimin e te gjtha angazhimeve te Bashkimit per Mesdheun.

Zonja Bregu ka shprehur interesin e Shqiperise per financimin nga ky organizem te projekteve ne fushen energjitike dhe ate te mjedisit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›