Rama: PS, e vetme ne zgjedhjet e 2009-es

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama ka deklaruar se partia e tij do te konkuroje e vetme ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare te vitit 2009.
“Ne sistemin i ri zgjedhor cdo parti do te konkuroje me programin, ekipin dhe liderin e vet”, ka pohuar Rama ne nje interviste te dhene per “BBC” gjate vizites qe po zhvillon ne Londer.
Duke paraqitur alternativat socialiste ai tha se korrupsionit eshte kthyer ne sistem duke ndryshuar klientet por jo thelbin.
“Korrupsioni nuk luftohet me gjueti shtrigash, por me reforma modernizuese, demokratizuese dhe integruese”, ka shtuar Rama.