Hipotekat Basha kunder vendimeve qe ngeleshin peng i vendimeve te Bashkise
Një problem i hershëm, siç është mungesa e hipotekave për banesat, është duke marrë zgjidhjet e para.
Qeveria krijoi mundësinë e faljes së detyrimeve për ndërtuesit, të cilët kanë nisur tashmë të drejtohen në hipotekë për të ligjëruar subjektet e tyre.
Nga ana tjetër, ardhja e kryetarit të ri të bashkisë në Tiranë, do të shtojë mundësinë e hipotekimit të atyre pallateve që ngeleshin peng i vendimeve të bashkisë.
Tregu i pasurive të paluajtshme po merr frymë.
Problemi i hipotekimit, për një masë të madhe të apartamenteve dhe banesave, pritet të marrë zgjidhje shumë shpejt.
Si një nga çështjet e lakuara më tepër gjatë fushatës, nga kryebashkiaku i ri i kryeqytetit, Lulzim Basha, ky proces do të vendoset tashmë në shinat e duhura.
Diçka e tillë është konfirmuar edhe nga kreu i Zyrës Qendore të Regjistrimit, Arben Qirjako, i cili per “ABC News” thekson se një pjesë e madhe e problematikave, krijoheshin nga bashkia.
Sipas tij, zgjidhjet e para, filluan që me zbatimin e faljes fiskale.
Një tjetër çështje, ku është përqendruar aktualisht puna e Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive është pikërisht përfitimi nga faja fiskale, për rivlerësimin e banesave.
Ligji i faljes fiskale dhe legalizmit të aseteve, nisi të aplikohej që nga muaji maj.
Kjo lejoi që të faleshin detyrimet e prapambetura për ndërtuesit dhe të hapej rrugë për hipotekimin e pallateve.