Eksportet rritja e prodhimeve vendase ka permiresuar bilancin e tyre
Rritja e prodhimeve vendase gjatë muajve të verës, kanë përmirësuar bilancin e eksporteve.
Instituti i Statistikave njofton se në qershor 2011 u eksportuan 16.6 miliardë lekë mallra, me rritje 2.1 për qind, në krahasim me një muaj më parë.
Kjo rritje është gjithashtu 0.2 për qind më e lartë se qershori i vitit 2010.
Grupi i eksportuar më tepër gjatë këtij muaji është ai i “ushqimeve, pije e duhan” si dhe grupi i “tekstileve dhe këpucëve”.
INSTAT bën të ditur se për shkak se edhe importet kanë njohur rritje në krahasim me një vit më parë, deficiti tregtar është 23.5 për qind më i lartë se në vitin 2010.
Vlera e deficitit tregtar për qershorin është 30 miliardë lekë, duke shënuar në fakt një ulje prej 0.1 për qind, në krahasim me një muaj më parë.