E Diel, 1 Nëntor 2026

Bilanci tregtar ne qershor u rrit volumi i importit

Bilanci tregtar i vendit është përkeqësuar dhe gjatë muajit qershor, pavarësisht rritjes së prodhimit bujqësor. Instituti i Statistikave jep shifrën prej 30 miliardë lekësh për defiçitin tregtar, apo ndryshe diferencën mes vlerës së mallrave të importuara me ato të eksportuara.

"Në qershor të vitit 2011 u eksportuan 16.6 miliardë lekë mallra, me rritje 2.1 % krahasuar me majin e vitit 2011 dhe rritje 0.2 % krahasuar me qershorin e 2010-ës. U importuan 46.6 miliardë lekë mallra, me një rritje 0.7 % krahasuar me majin dhe 14.1 % rritje krahasuar me qershorin e 2010-ës. Deficciti tregtar shtë 30 mld, 0.1 % më i ulët se muaji paraardhës dhe rritje 23.5 % krahasuar me qershorin e 2010-ës”-tha Alma Mara, specialiste e tregtisë me jashtë, INSTAT.

Gjatë qershorit është regjistruar rritje e eksportit me Greqinë, Gjermaninë,  Kosovën dhe Maqedoninë. Ushqimet dh pijet kanë regjistruar një rritje prej rreth 30 për qind të eksportit për muajin qershor.

Florian Papadhimtri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›