E Diel, 1 Nëntor 2026

Spitali Amerikan, ofron të gjitha shërbimet për urgjencat

Sezoni i verës për shkak të intensitetit rrit rastet e emergjencave. Për këtë arsye spitali amerikan ka vendosur të përfshijë këtë shërbim duke vëne në dispozicion për qytetarët disa shërbime për ndihmën e parë. Profesor Doktor Kenan Bayrakçi thotë se ky spital është në gjendje të ofrojë një larmi shërbimi urgjence për të gjitha ato që kanë nevojë sidomos për urgjencat ortopedike.
 

“E kemi derën e hapur për të gjitha problemet përsa i përket urgjencave ortopedike ku i kemi të gjitha materialet që duhen dhe ato të veçanta. Ne veçanarisht bëjmë ndërhyrje në thyerjen e kockave të mëdha dhe thyerjen e vertebrave, ku këto pacientë duhet të operohen dhe ne i operojmë menjëherë duke përdorur teknikat më të fundit dhe materialet më të fundit siç përdoren në vendet më të zhvilluara, të cilat gjenden edhe në spitalin tonë” theksoi ai.
 

Një metodë efikase dhe e veçantë që Spitali Amerikan ofron, është edhe përdorimi i vidave intramedulare për këtë lloj ndërhyrjeje
Traumatologjia është një nga departamentet më të sukseshme të spitalit Amerikan, e bazuar në ekspertizën e një ekipi të përzgjedhur mjekësh të huaj e shqiptarë, që prej 5 vjestësh gëzon një reputacion profesionl të lartë. Ndërhyrjet artroskopike brenda një kohe fare të shkurtër në spital në tumorët e kockave, nga kirurgjitë e defekteve të lindura në fëmijë e të rinj, në traumat e aksidenteve të rënda, mjekët ortopedë të Spitalit Amerikan janë në gjendje t`i përgjigjen maksimalisht çdo kërkese që paraqet gjendja e pacientit.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›