Tiranë, Kodra e Priftit me ujë 24-orë
Zona e Kodrës së Priftit në këtë sezon thatësire nuk do të vuajë për ujë të pijshëm. Pas investimit në sistemin e furnizimit me ujë nga ana e Bashkisë dhe UKT-së banorët e kësaj zone do të kenë furnizim pa ndërprerë në 24 orë. Konfirmimin ua ka dhënë vetë qytetarëve drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve Sahit Dollapi.
Në zonën e Kodrës së Priftit është investuar në një sistem tërësisht me ujë, duke qënë se është një zonë e banuar vitet e fundit. Dollapi ka garantuar banorët se edhe pse do të ketë here pas here ndërprerje për shkak të instalimit të sistemit të ri, do lihet në funksion edhe sistemi i vjetër.