Spitali Infektiv tani me një reanimacion modern
Të gjitha rastet e rënda nga sëmundjet ngjitëse do të trajtohen në mënyrën më të mirë të mundëshme në reanimacionin e ri të Spitalit Infektiv. Sipas shefit të Shërbimit të Reanimacionit, falë aparaturave bashkëkohore kjo sallë reanimatore do të shpëtojë shumë jetë njerëzish.
Dhimitër Kraja “Për herë të parë realizohet në shërbimin infektiv shqiptar një reanimacion modern bashkëkohor ku do të shpëtohen me qindra jetë njerëzish qoftë nga infeksionet moderne siç ëhstë gripi i fundit, por dhe nga sëmundjet e tjera infektive. Ne mendojmë se do ta mbajmë mirë dhe kjo qendër do të jetë në pararojë të kurave dhe trajtimit, menaxhimit intensiv të sëmundjeve të ndryshme infektive shqiptare. Kjo sallë është shumë e nevojshme kapaciteti i saj është 4 shtretër, që bazuar në xhiron e shtratit në intensivitetin e punës, mendojmë se do t’ia dalë të plotësojë nevojat e shqiptarëve për patologjitë e rënda infektive.”
Zëvendës Ministri i Shëdetësisë, theksoi se ky reanimacion i standarteve europiane do të pasohet nga të tjera investime të qeverisë në fushën shëndetësore.
Bardh Spahia “Është synuar arritja e standardeve më të larta europiane në ofrimin e këtij shërbimi. Shihet qartë dhe synimi i qeverisë për arritjet e këtyre standardeve europiane. Ky nuk është një projekt i vetëm, i izoluar, por është në vazhdën e shumë investimeve të cilat qeveria shqiptare ka bërë në fushën e shëndetësisë, është në vazhdën e konstruksionit dhe rikonstruksionit të mbi 700 spitaleve dhe qendrave shëndetësore në të gjithë Shqipërinë.”
Rikonstruksioni i reanimacionit dhe blerja e paisjeve të reja mjekësore është mundësuar falë një kredie të Bankës Botëroe për qeverinë shqiptare. E pranishme në inagurimin e reanimacionit përfaqësuesja e Bankës Botërore u shpreh se ky repart është një njësi moderne dhe bën të mundur që Shqipëria të jetë vendi më i përparuar në të gjithë rajonin në trajtimin e sëmundjeve infektive.