Interneti shtrihet në disa shkolla të vendit
Konkretizohet projekti për shtrirjen e internetit në të 2100 shkollat 9-vjeçare dhe të mesme në vend. Aktiviteti i zhvilluar me këtë rast në Tiranë është ndjekur në kohë reale nga mijëra nxënës, pranë kabineteve të informatikës të ngritura pranë çdo shkolle. Kryeministri Berisha, iniciatori i projektit Mosha Dixhitale, 4 vjet më parë, pati mundësi sot të komunikojë në mënyrë virtuale me nxënës anembanë Shqipërisë. Kreu i ekzekutivit ka vënë në dukje se zhvillimi i mëtejshëm i teknologjisë së informacionit mbetet një ndër prioritetet kryesore edhe për këtë mandat qeverisës, duke premtuar shumëfishim të buxhetit për këtë sektor. Janë rreth 500 mijë nxënës në të gjithë vendin që kanë tashmë mundësi të lundrojnë në internet nga bankat e tyre të shkollës. Sipas Ministrit të Arsimit ky projekt, i cili ka kushtuar më shumë se 15 milionë dollarë, do të rrisë ndjeshëm përgatitjen e brezit të ri të sistemit parauniversitar në vend. Kombet e Bashkuara kanë përllogaritur se një rritje me 10 për qind e penetrimit të internetit, ndikon direkt me rritjen në masën 1,3 të prodhimin të brendshëm të atij vendi.