E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndoka, negociata për bashkim me Nikollë Lesin

TIRANE-Afrimi i ndryshimeve në kabinetit qeveritar duket se po josh për pushtet demokristianët e Nard Ndokës, të gatshëm për të braktisur opozitën e Edi Ramës dhe për të kaluar djathtas.
E perditshmja Gazeta Shqiptare ben te ditur se fillmisht, synohet bashkimi i demokristianëve të Ndokës me Lidhjen Demokristiane të Nikollë Lesit. Hapi i parë hidhet nga kreu i PDK-së Nard Ndoka, i cili dje ftoi Nikollë Lesin të bëhet pjesë e partisë që ai drejton. Ndërkohë që ky i fundit nuk ka dhënë ende një përgjigje për ftesën e Ndokës, por burimet sqarojnë se janë në negociata për të konkretizuar bashkimin e demokristianëve në një subjekt të përbashkët. Për sa i takon rikthimit në qeveri, Ndoka ka kritika në adresë të kryeministrit Sali Berisha, për faktin sipas tij se nuk ka përfshirë në kabinet asnjë ministër katolik. Por aleati i Edi Ramës është kritik edhe ndaj mënyrës së drejtimit të koalicionit nga ana e kreut të PS-së. Sipas Nard Ndokës, vijon lajmi tek e perditshmja, lidershipi i PS-së, drejton me bajraktarizëm duke e shfaqur hapur këtë mentalitet.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›