E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Peqin-Elbasan, përplasen 3 automjete, vdesin 2 vetë

ELBASAN-Një aksident automobilistik është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin Peqin-Elbasana, ku si pasojë kanë gjetur vdekjen 2 persona.

Policia bën të ditur se viktimat janë shtetasit, Leonidha Kote dhe Dhimitër Haxhillari.

Aksidenti u shënua mes 3 automjeteve në fshatin Karinë. Një Benz me targa të huaja që doli nga korsia e rrugës u përplas me një fuoristradë me targa El 9702 B dhe kjo e fundit si dhe një kamion me targa KO 5972 B.

Si pasojë gjetën vdekjen 2 personat që ndodheshin në benzin me targa të huaja.

Policia dyshon se shkak për aksidentin ka qënë pikërisht drejtuesi i benzit. Mendohet se shoferi ka qënë i përgjumur në momentin që drejtonte automjtetin. Si pasojë gjeti vdekjen dhe pasagjeri i tij.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›