Tirana sot në Kolegjin Zgjedhor
TIRANE-Kolegji Zgjedhor nis sot, në orën 10:00, të para dites shqyrtimin e kërkesës ankimore të Partisë Socialiste, për shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në 284 qendra votimi, në Tiranë.
Në kërkesë-padinë e dorëzuar nga PS-ja, kundërshtohet vendimit 1158 i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për shpalljen e tabelës përmbledhëse të rezultatit për njësinë vendore, Bashkia Tiranë, pas hapjes së 1793 kutive të tjera dhe shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në 284 qendra votimi. Kjo kërkesë u depozitua në Kolegj më 30 qershor, pas refuzimit që i bëri Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për ta shqyrtuar. Kreu i KQZ-së, si relator i çështjes, kur ajo u depozitua në këtë komision, argumentoi se shqyrtimi i kërkesë padisë nuk ishte kompetencë e KQZ, por e Kolegjit, kurse pavlefshmërisë i kishte kaluar afati, për shkak se vendim ishte vijim i urdhërimit të mëparshëm të Kolegjit, pra vijim i një kërkese ankimore të mëparshme. Juristët e PS-së, veç shifrave dhe fakteve të shkruara kanë bërë gati këtë herë për paraqitje para Kolegjit edhe pamje filmike.
Në rast se kërkesa e PS-së pranohet, pasoja do të jetë përsëritja e zgjedhjeve në Tiranë, por në rast se ajo rrëzohet, Lulzim Basha mbetet fitues i zgjedhjeve të 8 majit.
Ndërkohë dje, kryetari socialist e njëherësh edhe kandidati për Bashkinë e Tiranës, Edi Rama ka lëshuar thirrjen e fundit për anëtarët e Kolegjit. “Presim nga Kolegji Zgjedhor drejtësinë ende të munguar, e cila prej javësh lëngon mes kapitullimit përballë presionit të pushtetit dhe detyrimit kushtetues përpara popullit Sovran”, - tha dje, Rama, në një dalje për mediat.
(d.b/BalkanWeb)