E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rremuja kosovare

Nga Blerim Shala

Kane qene tri qellime kryesore te Misionit te Presidentit Martti Ahtisaari, Emisarit Special te Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se, per zgjidhjen e ceshtjes se Kosoves.

Se pari, Kosova te behet shtet i pavarur, ne kufijte e njohur nga Kushtetuta e vitit 1974 (duke adresuar edhe temen e shenjimit te kufirit midis Kosoves dhe Maqedonise), me nje periudhe kalimtare kur sovraniteti do te ushtrohej bashkerisht, prej autoriteteve te Kosoves dhe autoriteteve nderkombetare, civile dhe ushtarake.

Se dyti, qe ne shtetin e Kosoves te krijohen dhe te zbatohen mekanizma te vecanta kushtetuese (ligjore), dhe politike te mbrojtjes te te drejtave te komuniteteve pakice, vecmas te komunitetit serb, ashtu qe pastaj te ndodhe integrimi i plote i serbeve te Kosoves ne shtetin dhe ne pushtetin e Kosoves.

Se treti, qe pushteti ne Kosove te jete funksional ne gjithe territorin e Kosoves, apo, qe assesi te mos perseritet rasti a shembulli i Bosnjes dhe Hercegovines. Me konkretisht, Ahtisaari dhe Ndihmesi i tij kryesor, diplomati austriak Albert Rohan, nenvizonin qe ne Kosove dhe nga Kosova, nuk duan te krijojne nje "Perbindesh Administrativ", i cili me nderlikueshmerine e tij do te paralizoje shtetin e Kosoves.

Permbushja e ketyre tri qellimeve do te garantonte qe Kosova, si shtet, te jete nje rrefim i suksesshem, i cili do te ofronte siguri, stabilitet dhe mireqenie per qytetaret e vet, dhe do te hapte perspektiven e integrimit te ketij shteti ne Paktin NATO dhe ne Bashkimin Evropian.

Ku jemi sot, pak me shume se nje vit pas berjes se shtetit te Kosoves, ne jetesimin e ketyre qellimeve themelore, pa te cilat nuk mund te kete stabilitet afatgjate per Kosoven dhe per rajonin? A ka rrezik te ndryshimit te Pakos se Ahtisaarit, ne "pershtatje te realitetit" (formulim ky i njohur i kreut te OKB-se, Ban Ki-Moon, ne justifikim te lansimit te procesit te Rikonfigurimit te UNMIK-ut), i cili do te demtonte shume permbushjen e ketyre synimeve te perbashketa te Prishtines, Perendimit dhe Ahtisaarit? Cfare demi do t'i shkaktohej ne ate rast shtetit te Kosoves?

Pershtypja e pergjithshme, kur te behet krahasimi midis caqeve te percaktuara qarte te Ahtisaari, dhe realitetit te sotem kosovar, eshte qe kemi mbetur ne gjysme te rruges, qe kemi edhe ngecje te medha, te cilat kercenojne me prapakthim.

Per shembull, te detyra e pare: Kosova eshte bere shtet i pavarur, eshte njohur deri me tash nga 55 shtete anetare te OKB-se, por nuk kemi arritur te garantojme teresine territoriale te Kosoves. Veriu i Kosoves, por edhe pjesa me e madhe e vendbanimeve te tjera me shumice serbe, realisht, nuk jane nen pushtetin e Kosoves. Me berjen e shtetit te Kosoves, ka ndodhur edhe transformimi i strukturave paralele te pushtetit serb, ne struktura te shtetit te Serbise brenda territorit te Kosoves.

Aktualisht, pra, kemi nje "bashkejetese" paradoksale midis shtetit te Kosoves dhe shtetit te Serbise, ne kuader te Kosoves. S'do mend qe kjo "bashkejetese" nuk ka kurrfare perspektive politike. Do ta shohim se si do te zgjidhet kjo "lufte" politike dhe legale midis shtetit te Kosoves dhe atij te Serbise. Ne, kosovaret, do te benim gabimin me te madh te mundshem po qe se do t'i mbyllnim syte para ketij fakti.

Sa i perket qellimit te dyte, autoritetet kosovare i kane kryer obligimet e tyre, ne ate dimensionin legal, ndaj Pakos se Ahtisaarit, duke miratuar Kushtetuten e Republikes se Kosoves dhe Ligjet nga Agjenda legjislative e kesaj Pakoje. Por, implementimi praktik/politik i ketyre detyrimeve kushtetuese/ligjore, pos tjerash, permes krijimit te komunave te reja me shumice serbe, sic parashihet ne Aneksin per decentralizim, apo, krijimit te Zonave mbrojtese per Kishat dhe Manastiret Ortodokse, sic eshte percaktuar me Aneksin per mbrojtjen e trashegimise kulturore dhe religjioze, eshte pamundesuar per shkak te refuzimit kembengules te Beogradit zyrtar per te qene sidoqofte bashkepunues me Bashkesine Nderkombetare per sendertimin e Pakos se Ahtisaarit.

Caku i Beogradit eshte qe asgje te mos levize ne Kosove, sa i perket realizimit te Propozimit Gjitheperfshires te Ahtisaarit, derisa te mos kumtohet mendimi i ICJ-se, Gjykates Nderkombetare te Drejtesise ne Hage, per proceduren e pavaresimit te shtetit te Kosoves. Pasi qe ky qendrim i ICJ-se nuk pritet te behet i njohur para gjysmes se dyte te vitit 2010 (ne mos edhe me vone), atehere mund te parashihen telashe shume te medha per autoritetet e Kosoves dhe ICO-ne, Zyren Civile Nderkombetare, ne kryerjen e detyrave qe dalin prej Pakos se fituesit te Cmimit "Nobel" per Paqe, per vitin 2008.

Gjendja nuk eshte aspak me e mire edhe kur behet fjale per realizimin e Qellimit te Trete te Presidentit Ahtisaari: Krijimin e nje pushteti funksional te Kosoves.

Ketu jemi perballe me veshtiresi teper te medha, te cilat, kur te dyzohen, nuk kane si mos ta rikujtojne makthin e Ahtisaarit dhe Rohanit: Perbindeshin Administrativ.

"Prerja e paster" midis fazes kur do te kete nje lloj bashkejetese midis autoriteteve te Kosoves, UNMIK-ut, ICO-se dhe EULEX-it, ne kater-mujorin e pare te ekzistences se shtetit te Kosoves, dhe fazes kur gjithcka do te qartesohej, me hyrjen ne fuqi te Kushtetutes se Republikes se Kosoves, nuk ka ndodhur.

UNMIK dhe Rezoluta 1244 e Keshillit te Sigurimit te OKB-se jane tutje kendejpari. Njekohesisht, kemi Zyren Civile Nderkombetare, me mandatin e ditur ne favor te shtetit te Kosoves, EULEX-in qe ka hyre ne Kosove me ate qasjen absurde (gjithsesi) te "neutralitetit ndaj statusit", OSBE-ne qe ka mbetur ne Kosove me po te njejtin "lejekalim" ("neutral ndaj statusit"), KFOR-in qe njekohesisht funksionon ne baze te Rezolutes 1244 dhe Pakos se Ahtisaarit (krijimi i FSK-se, Forces se Sigurise se Kosoves eshte pergjegjesi e tij dhe e Paktit NATO ne baze te kesaj Pakoje), me ne fund, dhe me se pari per nga rendesia, kemi vete pushtetin e Kosoves qe nga 15 qershori i vitit 2008, duhet te veproje ne baze te Kushtetutes se Kosoves.

Rrumbullakimi i kesaj analize do te mund te behej ne kete menyre: Ne shkurtin e vitit 2009, ne Kosove, brenda territorit te Kosoves kemi: dy shtete, Kosoven dhe Serbine, tri sisteme te pushtetit, ate te Kosoves, te Serbise dhe te Bashkesise Nderkombetare, tri modele legale, Rezoluten 1244 te Keshillit te Sigurimit te OKB-se, Pakon e Ahtisaarit/Kushtetuten e Republikes se Kosoves dhe modelin e Serbise, kater polici, ate te Kosoves me zinxhir komandues te njohur, Policine e Kosoves, segmentin e policeve serbe ne kuader te Policise se Kosoves, me zinxhirin komandues qe njeh EULEX-in si autoritet me te larte, MUP-in e Serbise (Ministrine e Puneve te Brendshme) dhe EULEX-in; nje mori sherbimesh te zbulimit, ku kjo e Kosoves, Agjencia Kosovare e Inteligjences, tek ka bere hapat e pare; dy sisteme ekonomike, financiare, tatimore; dy valuta, etj. etj.

A mund ta perballoje Kosova kete rremuje te madhe? Jo, eshte pergjigja e vetme.

Demet e kesaj rremuje po vazhdojne te akumulohen ne "konton" politike, ekonomike, sociale, diplomatike, shtet-ndertuese, mbi te gjitha, te Kosoves. Kemi te bejme me nje "deficit" te rrezikshem, teper te rrezikshem, per shtetin e Kosoves, dhe per synimet e perbashketa te Prishtines dhe te Perendimit per stabilizimin e ketij shteti dhe te kesaj pjese te Evropes.

* Blerim Shala eshte Nenkryetar i Pare i Aleances per Ardhmenine e Kosoves. Kjo kolumne eshte publikuar dje, ne te perditshmen e Kosoves, "Express"


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›