Zgjedhjet e lira dhe nevoja per vullnet politik
Nga Isuf Kadriu
Zgjedhje te lira dhe pa incidente mund te kete vetem nese te gjithe angazhohen per mbarevajtjen e procesit zgjedhor. Keshtu vlereson ambasadori i Britanise se Madhe ne Shkup, Andrew Key, duke shtuar se institucionet kane mundesine per te zhvilluar zgjedhje pa dhune, por qe kjo te ndodhe, sipas tij, para se gjithash nevojitet vullneti i mire i partive politike. "Nese ekziston vullnet i mjaftueshem politik nga te gjitha partite, konsideroj se zgjedhjet do te jene te ndershme. Shume e rendesishme do te ishte nese secila parti, ne vend qe te kerkoje fajin tek te tjeret, te barte pergjegjesine e veprimeve te saj, duke pasur parasysh rendesine e ketyre zgjedhjeve ne drejtim te euro-integrimeve", deklaroi per Radion Evropa e Lire, ambasadori britanik, Andrew Key. Thirrje per zgjedhje te lira dhe pa dhune, kane bere edhe perfaqesuesit e tjere nderkombetare ne Shkup, duke rikujtuar zyrtaret dhe partite politike se ne rast se perseriten incidentet e zgjedhjeve te vitit te kaluar, Maqedonia edhe me teper do ta veshtiresoje procesin e integrimit te vendit. "Une besoj se Maqedonia mund te organizoje zgjedhje paqesore. Kjo do te jete shume me rendesi, pasi me kete vendi juaj do t'i permbushe kriteret dhe standardet e kerkuara nderkombetare. Tani per tani, verejme nje atmosfere te qete. Mendoj se do te jete shume me rendesi qe cdo parti te marre pergjegjesine per punen qe ben. Kete e them duke pasur parasysh faktin se sa rendesi kane keto zgjedhje per procesin e integrimit te Maqedonise", tha ambasadori Key, sipas te cilit, mbarevajtja e zgjedhjeve dhe respektimi i parimeve te demokracise kane rol shume te madh per nje shtet qe synon anetaresimin si ne NATO, ashtu edhe ne BE. Ambasadori britanik ka komentuar edhe qendrimet diametralisht te kunderta mes shqiptareve dhe maqedonasve lidhur me ceshtjen e emrit. Shqiptaret kerkojne integrimin ne NATO sikur edhe kjo te kushtezohet me nderrimin e emrit te Maqedonise, ndersa maqedonasit kundershtojne me te gjitha format nje mundesi te tille. Se sa ka gjasa qe keto qendrime te ndajne vendin ne baza etnike e qe do te rrezikonte edhe ekzistimin e vete shtetit, sic vleresojne qarqe te ndryshme politike dhe intelektuale ne vend, ambasadori Key tha: "Une vleresoj se bashkesia nderkombetare deri me tani i ka bere te gjitha perpjekjet qe te gjitha bashkesite te jetojne se bashku dhe per kete ka nje baze te mire, e ajo eshte Marreveshja e Ohrit. Duhet te behen te gjitha perpjekjet per zbatimin e plote te saj. Vetem ne kete menyre mendoj se do te ulet rreziku per ndarjet etnike", perfundon ambasadori i Britanise se Madhe ne Maqedoni, Andrew Key.