E Diel, 1 Nëntor 2026

Spitali i Durrësit për ndërprerjen e energjisë në maternitet: Gjeneratori u aktivizua menjëherë, shërbimet vijuan normalisht

TIRANË, 24 qershor /ATSH/ Spitali Rajonal i Durrësit ka reaguar lidhur me situatën e krijuar ditën e djeshme në maternitetin e qytetit, ku pati mungesë energjie si pasojë e një avarie të përkohshme në furnizimin me energji elektrike.

Sipas njoftimit zyrtar, gjeneratori rezervë është vënë në funksion brenda një kohe shumë të shkurtër, duke garantuar vijueshmërinë e plotë të furnizimit me energji për njësinë e maternitetit.

Gjatë gjithë periudhës së ndërprerjes, aparaturat dhe sistemet jetike të mbështetura nga energjia rezervë kanë vijuar funksionimin normal thuhet në njoftim, duke siguruar sigurinë e plotë të nënave dhe të porsalindurve. Sipas spitalit, nuk është shënuar asnjë problem apo rrezik për pacientët dhe personelin shëndetësor.

Shërbimet mjekësore kanë vijuar pa ndërprerje, ndërsa furnizimi me energji është garantuar në kohë reale përmes sistemit rezervë.

Spitali Rajonal Durrës thekson se mbetet i angazhuar për garantimin e sigurisë dhe vazhdimësisë së shërbimeve shëndetësore në çdo situatë.

/e.i/a.f/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›