Spitali infektiv në mjerim, burim infeksioni për pacientët
Spitali infektiv i Peshkopisë, për shkak të infrastrukturës tërësisht të rrënuar, po bëhet rrezik dhe burim infeksioni për jetën e pacientëve që përballen me dyert e tij çdo ditë. Suvaja në fasadat e jashtme, brenda në korridore dhe dhoma të shtrimit të pacientëve në të dyja katet e godinës, kanë filluar prej vitesh të bien, gjë që e bën këtë spital jofunksional për pacientët. Banjat e amortizuara bëjnë që kushtet higjienike të jetë mjaft të dobëta, duke ndikuar kështu dhe në përkeqësimin e shëndetit të pacientëve, gjatë qëndrimit të tyre në këtë spital. Shpresohej që ky spital të integrohej brenda kompleksit spitalor, ndërtuar pas viteve ‘90, por edhe pse kanë kaluar gati 2 dekada, ende nuk është bërë asnjë ndërhyrje për rikonstruksionin e tij. Sipas mjekut të këtij spitali, Hasan Lleshi, tashmë e vetmja zgjidhje që mund të jepet për situatën e krijuar, do të ishte ndërtimi i një spitali të ri, me investim nga buxheti i shtetit. "Prania e lagështirës dhe mykut në mure, si dhe e banjave të amortizuara nga vitet, thotë mjeku Hasan Lleshi, e bëjnë situatën tejet problematike dhe të pazakontë për një spital me parametra bashkëkohorë".
Ndërkohë, pacientët ankohen se kushtet higjienike në dhomat ku ata janë shtruar, lënë shumë për të dëshiruar. Madje, ata shprehin frikën se veç problemeve që kanë, mund të marrin ndonjë infeksion tjetër, gjë që do të rëndonte më tej gjendjen shëndetësore në të cilën ndodhen. Nga ana tjetër, mjekët dhe infermieret, pranojnë se situata është mjaft e vështirë dhe kanë dhënë alarmin prej kohësh që të merren sa më parë masa për rikonstruksionin e godinës. Por, sipas tyre, edhe pse prej vitesh nuk kanë lënë "derë" pa trokitur, përveç premtimeve të marra, zgjidhja ende nuk ka ardhur. Për momentin, dibranët e prekur me sëmundje të ndryshme infektive, ku fatkeqësisht numri i tyre ndër vite vjen në rritje, sidomos ata të prekur prej tuberkulozit ku Dibra zë vendin e parë në shkallë vendi, u duhet të mendohen mirë kur të shtrohen në këtë spital.