Universiteti Politeknik përcakton kuotat e pranimit
Këtë vit, Universiteti Politeknik do të pranojë edhe më shumë studentë pranë tij. Pas nisjes së punës parapërgatitore për provimet e maturës, universitetet kanë nisur nga puna për sa u takon parashikimeve të vitit të ri akademik 2009-2010.
Për këtë vit do të ketë rritje të kuotave të pranimit pranë Universitetit Politeknik në Tiranë.
Pas rishikimit të ambienteve përkatëse të secilit prej fakulteteve, janë detajuar dhe propozimet në lidhje me kuotat e pranimeve. Bazuar në përcaktimet e bëra mbi shpërndarjen e kuotave për çdo degë rezulton se në total ky universitet do të hapë dyert për rreth 1335 studentë të rinj, të cilët do të arrijnë të shpallen fitues pas përllogaritjes së të gjithë komponentëve përbërës të Maturës Shtetërore.
Kërkesat e larta për të ndjekur studimet në degët e Universiteteve të Tiranës, si dhe rritja e kuotave nga viti në vit ka rritur numrin e klasave, ka sjellë si zgjidhje ndjekjen e leksioneve dhe seminareve në dy turne. E njëjta praktikë do të vazhdojë edhe për vitin e ri akademik, nisur edhe nga ambientet dhe auditorët në dispozicion. Brenda dy javëve të ardhshme pritet që të shpërndahet pranë shkollave të mesme formulari i listimit të dhjetë preferencave, ku maturantët duan të ndjekin studimet e larta. Plotësimi i formularit A2, në të cilin radhiten preferencat për degët e fakulteteve publike, do të nisë gjatë muajit qershor. Për plotësimin e tyre do të ketë një afat të caktuar kohor prej rreth dy javësh. Gjithashtu, është vendosur që dorëzimi i këtyre formularëve të plotësuar pranë Agjencisë së Vlerësimit, nga drejtoritë arsimore do të bëhet deri në datën 2 korrik. Pas kësaj date nis procesi i hartimit të testeve për provimet e lëndëve me zgjedhje. Duke nisur nga ky vit, fakultetet në kryeqytet kanë zbatuar leksionet me turne të ndryshme.