Tri farmaci private, brenda spitalit publik
Brenda territorit të spitalit universitar "Nënë Tereza" kanë hedhur themelet e biznesit tri farmaci private. Barnatoret janë të licencuara nga Ministria e Shëndetësisë, plotësojnë kushtet që duhet të ketë një farmaci për të ushtruar aktivitetin, por nga ana tjetër, prania e këtyre bizneseve brenda një qendre spitalore përbën thyerje të rregullave që parashikon ligji për tregtimin e barnave. Nisur nga kjo, Autoriteti Shëndetësor Rajonal, ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë, një sqarim zyrtar për sa i takon hapësirës së sipërfaqes publike. Nëpërmjet kësaj shkrese, inspektorët do të jenë më të qartë në kontrollin e territorit, për sa i takon hapësirës publike, apo private në të cilën ushtrojnë aktivitetin farmacitë. Duke qenë se spitali është pronë publike, dhe barnat me të cilën trajtohen pacientët, blihen me paratë e taksapaguesve, ligji nuk lejon aktivitet privat shëndetësor brenda hapësirës së qendrave spitalore.
Një tjetër problem i cili pritet të diskutohet mes Zyrës së Licencimit në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Autoritetit Shëndetësor Rajonal është numri i konsiderueshëm i farmacive, të cilat ndodhen përreth spitaleve, në mënyrë të veçantë pranë qendrës spitalore "Nënë Tereza". "Pavarësisht se farmacitë përreth spitalit "Nënë Tereza" respektojnë distancën e parashikuar në ligj dhe ndodhen pranë territorit të qendrës, numri i tyre është i konsiderueshëm", sqaron Autoriteti Shëndetësor Rajonal. Brenda spitalit janë dhënë hapësira me qira për ndërtimin e disa shërbimeve teknike, për të ndihmuar të afërmit e pacientëve, të cilët vijnë nga qytete të largëta.
Konkretisht, Drejtoria e Qendrës Spitalore ka dhënë me qira hapësira për ndërtimin e tualeteve private, ngritjen e pikave ku tregtohen ushqim, ambiente për bare dhe lokale, si dhe ka lejuar aktivitetin privat të farmacive brenda spitalit.
Autoriteti Shëndetësor Rajonal ka mbyllur 3 farmaci në Tiranë për mospajisje me licencën përkatëse ndërsa ka gjobitur 4 të tjera për parregullsi lidhur me kushtet për drejtuesin teknik.
Kontrollet e Autoritetit Shëndetësor Rajonal kanë gjetur në gabim disa prej farmacive të kryeqytetit. Përgjatë inspektimeve të specialistëve të ASHR-së është marrë konkluzioni se më shumë se gjysma e farmacive të kontrolluara nuk kanë lejen higjieno-sanitare. Kjo do të thotë se ruajtja e ilaçeve, hapësira e ndarjes së barnave sipas cilësisë veprimit dhe kritereve të përcaktuara, nuk bëhet në mënyrë të saktë.
Sakaq, Qendra Kombëtare e Kontrollit të Barnave brenda një viti ka ndëshkuar rreth 50 farmaci për mosplotësim dokumentacioni, probleme të drejtuesit teknik, për shitje dhe tregtim të barnave pa pullë dhe për probleme me licencimin e aktivitetit.