E Diel, 1 Nëntor 2026

Spitali italian, marrëveshje për kurimin e fëmijëve

Përfaqësues të Qendrës Spitalore “Bambino Gesu” të Vatikanit (Itali) dhe të Ministrisë së Shëndetësisë po diskutojnë për vendosjen e kritereve dhe procedurave të nevojshme për dërgimin sa më parë të pacientëve të vegjël shqiptarë për kurim në spitalin “Bambino Gesu” të Vatikanit, një prej spitaleve më në zë në trajtimin e patologjive pediatrike.

Përfaqësues të Qendrës Spitalore “Bambino Gesu” të Vatikanit (Itali) patën një takim me ministren e Shëndetësisë, Anila Godo. “Qëllimi i vizitës së tyre në vendin tonë është përcaktimi siç duhet i kohës dhe modaliteteve për dërgimin e pacientëve shqiptarë në këtë spital”, - tha për mediat drejtori i përgjithshëm në MSH, Bardh Spahia. Sipas tij, tashmë janë dërguar në Itali 2-3 pacientët e parë nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

ISKSH

Sigurimet në spitale, pritet miratimi nga qeveria

Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor do të paraqesë së shpejti në qeveri për miratim ndryshimet ligjore që do t’i hapin rrugë shtrirjes së skemës së sigurimeve në shërbimin spitalor. Këto ndryshime ligjore u shqyrtuan dje në mbledhjen e Këshillit Administrativ të ISKSH-së, nën drejtimin e ministres së Shëndetësisë, Anila Godo.

Drejtorja e ISKSH-së, Elvana Hana, tha se “ky projektligj iniciohet nga ISKSH-ja për t’i hapur rrugë reformës për përfshirjen e spitaleve në skemën e sigurimeve shëndetësore, në mënyrë që të kemi të drejtë ligjore të ndërhyjmë me financim në sistemin spitalor”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›