Rinas, në pranga Gjeloshaj, akuzohet për vrasje
Policia e Tiranës ka arrestuar një person, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale të vrasjes. Sipas uniformave blu, në pranga ka rënë 42-vjeçari Ndue Gjeloshaj, i cili kishte tetë vjet që kërkohej nga drejtësia shqiptare. Arrestimi i të kërkuarit është bërë në mjediset e aeroportit të Rinasit, teksa ai sapo kishte mbërritur aty.
Sipas policisë, 42-vjeçari sapo kishte mbërritur nga Gjermania, shtet në të cilin ai qëndronte, për t’iu shmangur arrestimit. Pas një kohe të gjatë, që ai kishte qenë në emigracion, kishte vendosur të rikthehej sërish në Shqipëri, duke menduar se mund të kalonte kontrollin. Megjithatë, pas një verifikimi të kryer nga uniformat blu në aeroport, ka rezultuar se para tyre ishte Ndue Gjeloshaj, i cili ishte në listat e të kërkuarve dhe kishte që nga viti 2000 që ishte shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare. Pas identifikimit, Gjeloshajt i janë vënë menjëherë prangat dhe ai është transportuar për në ambientet e burgut. Sipas burimeve të policisë, Gjeloshaj, më 5 prill të vitit 2000 ka vrarë shtetasin Kujtim Karaj. Pas vrasjes ai ka arritur që t’i shmanget arrestimit, duke u larguar nga Shqipëria në emigracion. 42-vjeçari kishte arritur që të vendosej në Gjermani, nga ku vazhdonte jetën e tij. Drejtësia shqiptare vendosi masën e arrestit burg pa afat për Gjeloshajn në lidhje me ngjarjen e 5 prillit. I kërkuari është transportuar nga uniformat blu për në ambientet e burgut, ku pritet që të vuajë dënimin e vendosur nga drejtësia shqiptare për akuzën e vrasjes.