Alibeaj: Nuk tërhiqem nga projektligjet, janë bërë me asistencën e ndërkombëtarëve
Ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, deklaroi dje se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga dy projektligjet e “Administratës Gjyqësore” dhe atij për “Prokurorinë”, pasi ligjet janë bërë me asistencën e ndërkombëtarëve dhe janë konsultuar me gjithë trupën gjyqësore, trupën e prokurorëve, përfaqësuesit më të lartë të komunitetit të avokatëve, KLD-në, si dhe komunitetin e noterëve. Madje, për ligjin për “Noterinë”, Ministria e Drejtësisë e ka shtrirë konsulencën deri në Unionin Ndërkombëtar të Noterëve në Buenos Aires. Deklarimet e ministrit janë bërë dje gjatë prezantimit të një projekti të financuar nga BE, ku i pranishëm ka qenë edhe ambasadori Helmuth Lohan. Duke iu përgjigjur interesimit të medias, të pranishëm në takim, ministri Alibeaj u shpreh se “mazhoranca është maksimalisht e vendosur që me sakrifica ta çojë reformën deri në fund”. I pranishëm në takim ka qenë edhe shefi i misionit të asistencës EURALIUS, Roland Miklau, i cili, i pyetur nga “standard” mbi qëndrimin e tij rreth këtyre dy projektligjeve dhe interpretimeve më të fundit në media, për deklaratën e tij në takimin e “TI”-së, u përgjigj se “nuk e kam deklaruar asnjëherë atë që është thënë në media dhe interpretuar në mënyra të ndryshme. Lidhur me projektligjet, rezultati është i mirë. Kemi marrë pjesë vetëm në fazën e parë për projektligjin për “Administratën Gjyqësore” dhe për “Prokurorinë” në të gjitha fazat. Kemi çështje të vogla që duhen diskutuar për të cilat nuk ka konsensus, pasi ka ndërthurje opinionesh. Përgjithësisht, ka një rezultat të mirë në dy projektligjet”. Në pyetjen drejtuar ambasadorit Lohan mbi sistemin e drejtësisë dhe pavarësisë së tij, shefi i delegacionit të Komisionit Evropian u shpreh se “sistemi i drejtësisë funksionon në bazë të dy parimeve: në përgjegjshmërinë përpara ligjit dhe në pavarësinë e institucioneve të drejtësisë nga ana e ndikimeve politike. Ne shqetësohemi në rast se ky ekuilibër ndërmjet përgjegjësisë dhe pavarësisë do të prishet”. Ndërsa, lidhur me raport-progresin e Komisionit Evropian për vendin tonë, z. Lohan u tregua mjaft i rezervuar, duke u shprehur se “ju gazetarët duhet të duroni deri më 5 nëntor për raport-progresin”.
Reagimi për dy projektligjet
Pyetjes mbi kundërshtitë e aktorëve të ndryshëm të sistemit të drejtësisë në trupën gjyqësore, nga Shoqata e Prokurorëve, avokatëve dhe noterëve, kreu i institucionit të drejtësisë iu përgjigj se “ju thatë që gjithë trupa gjyqësore është ngritur kundër ligjeve të qeverisë. Aq më pak është e vërtetë që edhe prezenca ndërkombëtare të ketë qenë pjesë e këtij dezinformacioni mediatik dhe për të përçuar informacionin në mënyrë të drejtpërdrejtë mediatikisht, më lejoni që për kronologji t’ju sqaroj se e tërë trupa gjyqësore ka qenë pjesë e ligjit të organizimit dhe funksionimit të pushtetit gjyqësor. Besoj ju kujtohen, konsultimet me Konferencën Gjyqësore, janë bërë konsultime me Këshillin e Lartë të Drejtësisë në atë kohë, si dhe konsultime me mjedisin akademik”. Ndërsa lidhur me ligjin për “Prokurorinë”, z. Alibeaj shtoi se “tërë trupa e prokurorëve është konsultuar, konsultime të cilat janë vazhduar në tri stinë, në verë, pranverë, vjeshtë. Përfaqësues nga Prokuroria e Përgjithshme kanë qenë pjesë e draftimit të projektligjit. Problematika e ngritur nga Shoqata e Prokurorëve është bërë pjesë e diskutimit në grupin e punës. Janë ftuar të gjithë kryetarët e gjykatave për të dhënë opinionet e tyre mbi këtë ligj dhe i kanë dhënë dhe janë reflektuar në ligj”. Sipas ministrit Alibeaj, institucioni që ai drejton ka ndjekur pikë për pikë një strategji të hapur, transparente, duke qëndruar me sytë dhe veshët hapur për të ndjerë dhe ndjekur çdo lloj sensibiliteti që vjen në këtë reformë. “Por në qoftë se seriozisht pretendojmë të bëjmë reformë, do të thotë që seriozisht sistemi ka probleme dhe në qoftë se seriozisht do të duhet të mendojnë që kjo reformë të ketë sukses, padyshim që disa sakrifica serioze, dikush do të duhet t’i mbajë në shpatulla. Mosfunksionimi i një sistemi nuk është faji i vetëm i moscilësisë së legjislacionit, është edhe faji i mënyrës se si zbatohet ligji nga operatorët e sistemit”, - vijoi deklarimin e tij ministri Alibeaj, duke shtuar se “debatet gjithmonë një reformë i ka, e rëndësishme është që çdo lloj problematike të ndiqet nga një arsye në paraqitjen e saj”.
Çështja e imunitetit të prokurorëve
Një tjetër pikë ku ka preferuar të japë sqarime ministri i Drejtësisë ka qenë për sa i përket imunitetit të prokurorëve, i kontestuar nga Shoqata e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve. Sipas ministrit, në lidhje me pretendimin e gjyqtarëve, çështja e imunitetit rregullohet nga të dyja anët, nga Kushtetuta dhe nga ligji për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor, i miratuar tashmë, që do të thotë që kjo ministri as teorikisht nuk ka mundësi në dorë, është Kuvendi i përfshirë në një iniciativë më të gjerë se kaq. “Unë mund të jem më i fundit nga mazhoranca që artikuloj një mendim të tillë. Kjo mazhorancë ka qenë që në fillimet e veta për rrëzimin e çdo lloj koncepti imunitar. Në lidhje me pretendimin e Shoqatës së Prokurorëve, por për të njëjtin koncept nuk ka nevojë të jesh politikan, mjafton të jesh jurist, të kesh lexuar Kushtetutën. Kushtetua nuk rezervon asnjë koncept imuniteti për prokurorët. Kështu jo vetëm politikisht, por edhe juridikisht, ky koncept për më tepër për prokurorët nuk duhet të ekzistojë”, - saktësoi z. Alibeaj. Ndërsa lidhur me faktin nëse këto dy projektligje nuk votohen në Kuvend ashtu siç edhe ndodhi me ndryshimet në Kodin Civil, ministri u përgjigj se “votimi nuk bëhet duke iu referuar numrave në Parlament, por bëhet duke iu referuar dy komponentëve: nevojës, për të bërë këtë reformë dhe besoj se këtu biem dakord të gjithë, të majtë e të djathtë, të qendrës, të Parlamentit, jashtë Parlamentit, të qeverisë, jashtë qeverisë dhe arsyeshmërisë së artikulimit të reformave, që do të thotë sa të standardeve evropiane janë këto reforma”. Sipas tij, këto janë reforma të cilat kurrsesi nuk mund të bëhen brumë ose argument i diskutimit politik, janë detyrime për t’u përmbushur nga ky vend. “Kush nuk e kupton këtë lloj konceptimi të këtyre reformave, do të thotë se është minimalisht i papërgjegjshëm përballë qytetarëve dhe përballë së ardhmes evropiane dhe demokratike të këtij vendi. Mazhoranca është maksimalisht e vendosur që edhe me sakrifica të tilla të çojë reformën deri në fund”, - përfundoi ministri Alibeaj.
Projekti
Lohan përgëzon ministrin Alibeaj për përmirësimin e sistemit të drejtësisë
Projekti i binjakëzimit, i financuar nga BE-ja, rekomandon specializimin e gjykatësve dhe gjykatave që merren me të drejtën tregtare. Ekspertë që punojnë në kuadër të projektit të binjakëzimit të financuar nga BE-ja kanë nxjerrë rekomandime, për të përmirësuar administrimin e drejtësisë tregtare në Shqipëri. Rekomandimet përfshijnë përshtatjen e Kodit Civil shqiptar në përputhje me rregullat e BE-së në lidhje me agjentët tregtarë, pagesat me vonesë dhe mbrojtjen e konsumatorit; përmirësimin e specializimit të gjykatësve në çështjet tregtare nëpërmjet reduktimit të lëvizshmërisë së gjykatësve të specializuar në gjykatat tregtare; përqendrimin e çështjeve tregtare në më pak gjykata rrethesh për të rritur eficensën, si dhe monitorimin e kohëzgjatjes së zhvillimeve të gjyqeve. Këto, si dhe rekomandime të tjera për përafrimin e ligjit shqiptar tregtar me standardet e BE-së, u prezantuan dje nga ekspertët e projektit dhe Ministria e Drejtësisë. Gjithashtu, projekti ka nxjerrë një plan-veprimi reforme legjislative për përmirësimin dhe harmonizimin e kuadrit ligjor dhe institucional për të drejtën tregtare, si dhe një manual për ligjin e ri të kompanive. Manuali do të shpërndahet gjerësisht në sektorin publik dhe atë privat. Ambasadori Lohan përgëzoi dje ministrin Alibeaj për angazhimin e tij në përmirësimin e sistemit të drejtësisë në vend. Në fjalën e tij përshëndetëse ai u shpreh se “jam i kënaqur që falë asistencës sonë, ju keni arritur të ndryshoni legjislacionin vendas. Përgëzoj ministrin Alibeaj, i cili është i angazhuar për përmirësimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri, por ky produkt varet nga të gjithë komponentët. Ne po japim një asistencë gjithëpërfshirëse në sistemin e drejtësisë për ato që ju mund të bëni në një reformë gjithëpërfshirëse”. “Përmirësimi i punës së gjyqësorit mbi çështjet tregtare do të sjellë rritjen e besimit të publikut dhe komunitetit të biznesit. Do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e sektorit privat dhe veçanërisht në atë të investimeve të huaja, pasi investitorët do të mbështeten mbi aplikimin e duhur të ligjit dhe një shkallë parashikueshmërie në bizneset e tyre”, - tha ambasadori Helmuth Lohan, shefi i Delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë. Ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, deklaroi se “ne i mirëpresim të gjitha rekomandimet e projektit për sistemin gjyqësor për çështjet tregtare në Shqipëri dhe do të bëjmë çdo përpjekje për të zbatuar çdo gjë brenda kompetencave të Ministrisë së Drejtësisë në një kohë sa më të shkurtër”. Projekti i binjakëzimit prej 1 milion euro filloi në tetor të vitit 2007 dhe do të mbarojë në mars 2009 dhe është duke u zbatuar nga Ministria e Drejtësisë së Shqipërisë dhe ajo e Austrisë.
Detaj
1 milion euro, projekti i binjakëzimit për sistemin gjyqësor të çështjeve tregtare