Spitali rajonal i Vlores paciente dhe familjare kane ankesa
Edhe pse barnat në spitalin rajonal të Vlorës nuk mungojnë, pacientët apo familjarë të tyre sërish kanë ankesa për shërbimet spitalore.
Familjarët thonë se barnat i blejnë, ndërsa kritikojnë edhe situatën higjeno-sanitare në spitalin e Vlorës.
Konkretisht, ata shprehen se detyrohen të paguajnë ilaçet dhe kërkojnë përmirësim të situatës e kushteve në spital.
Drejtori i spitalit Besnik Elezi, duke ju referuar barnave në spital, shprehet se rreth 90% e barnave të kërkuara për nevojat e spitalit janë në depon farmaceutike të institucionit.
Lidhur me ankesat nga pacientët, Elezi u shpreh se mund të ketë medikamente që mungojnë. Por ka dhe mjekë që abuzojnë, që nuk vendosin emrin e medikamentit që është spitalore, dhe kështu pacientët e marrin në farmaci, deklaroi me tej drejtori i spitalit.
Këtë vit, në spitalin rajonal të Vlorës është bërë një investim madhor nga qeveria, që është vendosja e skanerit të rezonancës, shërbim ky që pacientët vlonjatë e bënin vetëm në Tiranë.
Nga muaji tetor e në vijim, ky shërbim do të ofrohet në Vlorë.