E Diel, 1 Nëntor 2026

Spitalit i mbarohen rezervat e gjakut

 

SHKODER - Prej disa ditësh, spitali rajonal i Shkodrës, më i madhi në veri të Shqipërisë, nuk ka gjak për të sëmurët dhe për rastet emergjente. Përveç të sëmurëve të përditshëm, të cilët kanë nevojë për gjak, në raste emergjence mjekët e kanë të vështirë të kurojnë pacientët, të cilët paraqiten në spital për të marrë gjak në raste aksidentesh. Leze Kapaj, infermiere në spitalin e Shkodrës, thotë se rezervat e gjakut janë tepër të vogla. Ajo thekson se nevojat urgjente për pacientët, kryesisht atyre që kanë pësuar aksidente automobilistike mbulohen nga dhurimi që i bëjnë familjarët e tyre. Mjekët u bëjnë thirrje qytetarëve shkodranë që të dhurojnë gjak në mënyrë vullnetare, pasi rezervat e gjakut nuk u përgjigjen kërkesave të pacientëve. Burimet pranë spitalit të Shkodrës bëjnë të ditur se për këtë vit numri i familjarëve që kanë dhuruar gjak për të afërmit ka qenë 567, dhuruesit vullnetarë të gjakut janë 49, ndërsa ata me pagesë 39.                                   r.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›