E Diel, 1 Nëntor 2026

Bejonse Knolis, triumfon në “Mtv” me 3 çmime



Tre çmime (videoja më e mirë “Single Ladies - Put A Ring On It”, kënga më e mirë “Halo” dhe artistja më e mirë femër) për Bejonsen, e cila magjepsi të gjithë shikuesit e MTV Europe Music Awards 2009, në Berlin për përkujtimin e rënies së murit të Berlinit. Pas përfundimit të spektaklit, këngëtarja u shfaq e lumtur duke falenderuar të gjithë fansat, për mbështetjen dhe inkurajimin gjatë kësaj kohe. E zhgënjyer mbeti Lejdi Gaga, e cila me 5 nominime u përzgjodh vetëm si “Performanca më e mirë e vitit”. E zhgënjyer mbeti edhe Shakira e cila u kandidua për këngën “She Wolf”. Ndërkohë Eminem fitoi në kategorinë artisti më i mirë. Emocione të veçanta pati në këtë këncert edhe në sajë të performancës së grupit “U2” që u transmetua direkt në “MTV”, në bashkëpunim me mbretin e hip-hopit Jay-Z. Këngëtarët më të mirë u paraqitën në këtë eveniment, më të bashkuar se kurrë, si simbol i bashkimit që sjell suksesin e padiskutueshëm.

Mariah Keri
Shfaqet me disa kilogramë më tepër

Çfarë ka ndodhur me mariah Keri? Ja tek shfaqet në disa fotografi të kohëve rë fundit, e veshur si ëngjëll për Hallouin dhe disa enenimente muzikore, pabesueshmërisht plot forma dhe “tule”. Me një dekolte të ekzagjeruar, këngëtarja duket e lumtur dhe në harmoni me trupin e saj. Edhe pse është e dukshme që ajo ka shtuar disa kilogramë, nuk duhet se shqetësohet shumë për këtë, pasi edhe rrobat që vesh e venë në pah ndryshimin që ka ndodhur brenda një periudhe të shkurtër. Ajo më seksi ajo shfaqet në disa fotografi të realizuara në Malibu, ku po xhiron videoklipin më të fundit “A.T.E.U.”. Me një kostum banjoje të zi, Keri buzëqesh e lumtur dhe tregon me krenari format e bollshme.

9 Nentor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›