Spiune anti-korrupsion ne administrate

Zevendesministri i Drejtesise, ka paraqitur ne komisionin e punes ndryshimet qe do te pesoje Kodi i Punes. “Mbrojtja e punonjesve, secila pale do te parashikoje mbrojtjen e punonjesve dhe ky eshte nje kusht qe do t’u paraqitet autoriteteve. Te dyja kushtet do te jene pjese e Kodit te Punes”, ka deklaruar zevendesministri Viktor Gumi.
Por ndryshimet ne kete projektligj jane kundershtuar fort nga deputetet Leonard Solis dhe Engjell Bejtaj, te cilet kane theksuar se pas ketij ligji do te fshihen te paaftet dhe ai do te shkaktoje konfuzion ne administrate.
“Kjo eshte prekja ligjore e deklarates se kryeministrit, telefononi ne celularin tim per te denoncuar korrupsionin. Ne administrate mund te perfshihen qindra te paafte. Eshte nje lloj anti-korrupsioni me i rrezikshem se vete korrupsioni”, ka pohuar Solis.
Deputetet e maxhorances kane votuar pro ndryshimeve te projektligjit te Kodit te Punes.