Rama ne Gramsh: Ti japim fund tranzicionit

Rama eshte ndalur ne komunen Kukur te Gramshit, ku ka bashkebiseduar me banoret per veshtiresite e jeteses dhe punen ne bujqesi. Banoret jane ankuar per mungesen e infrastruktures, cka pengon tregtimin e produkteve bujqesore.
“Do t’i shtrijme doren njeri-tjeterit ketu ku jeta eshte e veshtire per socialistet dhe demokratet. Njerezit e vuajne njesoj mungesen e punes, infrastruktures dhe nevojave te tjera”, ka pohuar Rama.
Kreu i PS e ka vene theksin ne nevojen e bashkimit te te gjithe shqiptareve per t’i dhene fund tranzicionit. “Per t’u ndare nga kjo politike qe shembelltyre me te shemtuar ka Berishen me keta ministra, qe nuk merren me hallet e njerezve por me ato te kryeministrit, qe eshte ne lufte me institucionet per shkak te nje korrupsioni te paimagjinueshem ku eshte zhytur bashke me qeverine e tij”, ka shtuar Rama.
Banoret jane ankuar per mungesen e infrastruktures ne fshatin e tyre, cka i pengon ata te tregtojne produktet bujqesore ne qytetet me te aferta.