Debitoret, iu merret prona per dy jave

Drafti, i hartuar nga Ministria e Drejtesise ne bashkepunim me shoqaten e bankave, parashikon se nese nje debitor nuk e shlyen borxhin e marre ne banke apo kudo tjeter sipas kontrates, atehere atij i merret prona e lene peng tre dite pas vendimit te gjykates.
Vete procesi gjyqesor do te zhvillohet brenda nje kohe rekord, jo me shume nje jave, duke shmangur zgjatjen pafund te procedurave, qe ne shume raste e bejne thuajse te pamundur qe bankat te arketojne parate per kredine e humbur.
Prona e sekuestruar shitet ne ankand dhe drafti i ri u jep te drejten bankave qe ta shesin ate me cdo cmim, mjafton qe vlera te kompensoje kredine e pakthyer, qe sot eshte e pamundur pasi ligji i detyron bankat qe ta shesin pengun me nje cmim jo me te ulet nga sa eshte vleresuar kur eshte dhene kredia.
Kjo ka bere qe shumica e pronave te sekuestruara te mbeten pa u shitur dhe per rrjedhoje bankat te mos arketojne leket e tyre. Po keshtu, nese gjate ankandit per pronen ofrohet nje cmim qe nuk e ploteson shumen e kredise, atehere permbarimi heq sekuestron mbi kete prone, e bllokon dhe nxjerr ne shitje nje tjeter prone te debitorit.
Ligji i jep fund edhe ngercit qe krijon ndryshimi i vendbanimit te debitoreve, cka e ben te pamundur nisjen e procesit, pasi permbarimi nuk mund t’i njoftoje ata per sekuestrot.
Drafti i ri i jep te drejten permbaruesit qe edhe nese nuk i gjen vendbanimin debitorit, te vendose shpalljen e sekuestros ne dyert e gjykates dhe 30 dite pas kesaj ai ka te drejte te kryeje ekzekutimin e prones edhe kur ai nuk eshte prezent, por majft qe te jene deshmitare nga pusheti lokal.
Nese debitoret, apo kushdo tjeter do te perpiqet te pengoje punen e permbarimit per te sekuestruar pasurine, atehere ky i fundit ka te drejte qe t’i gjobise ata dhe me ligjin e ri gjoba ka vleren e titullit ekzekutiv, qe do te thote se kundershtimi shoqerohet edhe me procedim penal.
Projektligji i ri per Kodin Civil vjen ne nje moment kur dy vitet e fundit, sipas te dhenave zyrtare, ka nje rritje te kredive te pakthyera.