Rama në Gramsh, për “Dialogun për bujqësinë”
Kreu i selisë rozë Rama, ka udhëtuar drejt komunës Kukur të Gramshit për tu njohur me vështirësitë me të cilat përballen çdo ditë banorët e kësaj komune. Kështu ai ka nisur etapën e fundit të “Dialogut me Shqipërinë për bujqësinë”.
GRAMSH - Ka nisur etapa e fundit e “Dialogut me Shqipërinë për bujqësinë”, pas Konferencës Kombëtare të Arsimit zhvilluar nga Partia Socialiste. Kreu i selisë rozë Rama, ka udhëtuar drejt komunës Kukur të Gramshit për t’u njohur me vështirësitë me të cilat përballen çdo ditë banorët e kësaj komune.
“Në emër të fëmijëve tanë duhet të bashkohemi të gjithë bashkë, të kapërcejmë kufijtë e partive, t’i shtrijmë dorën njëri-tjetrit, këtu ku jeta është kudo e njëjtë e vështirë, si për socialistët dhe demokratët e thjeshtë. Këtu në Kukur, ku socialistë e demokratë vuajnë po njësoj mungesën e punës, mbështetjen e shtetit, mungesën e infrastrukturës, e rrugës që është e tmerrshme për t’u lidhur me pjesën tjetër të Shqipërisë”, tha Rama.
Në përfundim të fjalës së tij Rama tha se është koha që shqiptarët të bashkohen për ti dhënë fund kësaj keqqeverisjeje, këtij tranzicioni, nga kjo politikë e vjetër dhe e së shkuarës, që shëmbëlltyrë të vet ka Kryeministrin Sali Berisha. (a.s/balkanweb)