E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu, muajin e ardhshem, vizite ne Tirane

Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu nga mesi i muajit te ardhshem do te zhvilloje nje vizite zyrtare ne Tirane, me ftese te presidentit shqiptar Bamir Topi.

Ndonese nuk ka ende nje date fikse per viziten ne fjale, mesohet se gjate qendrimit ne Tirane presidenti Sejdiu do te marre pjese ne ceremonine e dhenies se nderteses per ambasaden kosovare.

Kjo pasi ambasadori Gazmend Pula paraqiti para tre ditesh letrat kredenciale. Aktualisht ai eshte vendosur tek “Rruga e Kavajes”, por rezidenca diplomatike, dhurate nga qeveria shqiptare, do te jete vila numer 6, mes ambasades ruse dhe asaj serbe.

Aktualisht kjo ndertese i eshte nenshtruar restaurimit dhe pritet qe punimet te perfundojne pas dy javesh, kohe qe perkon me viziten zyrtare te presidentit te Kosoves.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›