E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minat me celular, 45 vjet burg grupit

Redinalda Caushaj
Grupi i te akuzuarve per trafikun e bombave C4 me celular, nuk perfiton ulje te denimit, edhe pse dy prej tyre pretenduan se nuk ishin te perfshire ne rrjet. Gjykata e Krimeve te Renda nuk ka zbritur dje asnje shifer nga 45 vitet qe kerkoi ne pretence prokuroria per pese te pandehurit e Shkodres, te cilet u kapen ne shkurt te vitit 2006 me 6 cope mina me telekomande, qe dyshohej se do perdoreshin per sulme te ndryshme edhe ndaj institucioneve. Nga te dyshuarit, vetem dy prej tyre, babe e bir, Skender e Festim Deda, u denuan me pak, me 3 dhe 5 vjet secili. I pari akuzohej si inxhinieri qe montonte bombat pasi i vinin pjese-pjese, ndersa me pas shiteshin ne tregun e zi me 1500 euro copa. Per tre te pandehurit e tjere, Sander Gjinaj u dhane 13 vjet burg, Marash Dushkun dhe Rrok Pepen, nga 12 vjet heqje lirie secilit.
Trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtarja Marsela Bilali, shpalli fajtore dhe denoi pese te pandehurit e arrestuar gjate nje operacioni te Drejtorise se Krimit te Organizuar dhe prokurorise dy vjet me pare ne Shkoder. Pasi u degjuan konkluzionet e organit te akuzes dhe pretendimet e mbrojtjes, dje u dha vendimi perfundimtar per te akuzuarit “per trafik te lendeve plasese, djegese, helmuese e radioaktive”. Me 13 vjet heqje lirie u denua 38-vjecari Sander Gjinaj, kurse Marash Dushku, 34 vjec dhe Rrok Pepa, 46 vjec, u denuan me 24 vjet burg se bashku. Nje vendim me i lehte u dha per inxhinierin dhe ish-oficerin Skender Deda e te birin e tij, Festimin, me 8 vite heqje lirie se bashku.
Sipas dosjes se prokurorise dhe provave te servirura ne gjykate, te pandehurit rane ne pranga me 5 shkurt te vitit 2006, gjate hetimeve, pergjimeve disamujore dhe agjenteve te infiltruar. I pandehuri Skender Deda eshte cilesuar si njeriu qe realizonte edhe montimin e nje sistemi elektrik, qe nevojitej ne eksplozivet e llojit C4 me celular. Pasi bombave u montohej lenda shperthyese, ndezesi lidhej me baterine e telefonit, i cili lihej i hapur dhe ne moment qe numrit i shkonte thirrja, bateria leshonte nje shkendije elektrike qe aktivizonte ndezesin, e cila me pas edhe shperthente eksplozivin.
Eksplozivi blihej ne Malin e Zi
Pese te pandehurit, mesohet se, te gjitha materialet i merrnin nga Mali i Zi dhe me pas i montonin ne Shkoder. Bombat dyshoheshin se pergatiteshin per t’u perdorur per qellime te ndryshme dhe kundrejt cmimit 1500 euro per cope. Gjate deshmise se tij, Festim Deda deklaroi se i ati i tij nuk ishte i perfshire ne kete rrjet dhe po keshtu Skender Deda per te birin. Por policia gjeti ne banesen e 60-vjecarit nje sasi materialesh, qe provonin se ai ishte i implikuar ne montimin e minave. Te gjashte bombat me celular kishin ne trup celulare te markes “Sony Erikson”, qe sherbente per te aktivizuar ndezesin.
Denimet:
Sander Gjinaj, 13 vjet burg
Marash Dushku, 12 vjet burg
Rrok Pepa, 12 vjet burg
Skender Deda, 3 vjet burg
Festim Deda, 5 vjet burg

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›