E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria: Aurora Brecani te denohet 18 vjet burg

Ekzekutimi me nje bresheri automatiku te njeriut te “paftuar”, qe i kishte hyre ne shtepi per ta perdhunuar, rrezikon t’i kushtoje 18 vite burg Aurora Brecanit, vajzes 18-vjecare nga Bajram Curri. Prokuroria e Tiranes ka dhene dje ne gjykate pretencen per te pandehuren, qe akuzohet per vepren penale te “vrasjes”, pa marre parasysh rrefimin e saj te fundit, te botuar ne gazeten “KJ”, se krimi ishte kryer per t’i shpetuar nje sulmi seksual te viktimes, 35-vjecarit Agron Rahmani. Madje, vajza nuk ndiqet ne proces as me gjykim te shkurtuar, ndersa ka pranuar se kreu kete krim per vetembrojtje ne fund te vitit 2005.
Gjate leximit te konkluzioneve perfundimtare para trupit gjykues, organi i akuzes e ka shpallur fajtore Brecanin, per vrasjen me dashje te Agron Rahmanit, ngjarje kjo e ndodhur ne fshatin Brecan te Bajram Currit, me 14 dhjetor te dy viteve me pare, kohe ne te cilen e pandehura ishte vetem 16 vjece. Prokuroria nuk ka marre parasysh as moshen e te pandehures ne momentin qe ka ndodhur krimi. Ne tavolinen e gjyqtarit kryesues, Fehmi Petku, eshte dorezuar pretenca nga organi i akuzes, per vepren penale te “vrasjes me dashje” me 18 vjet burg dhe 2 vjet heqje lirie per vepren penale te “armembajtjes pa leje”. Ne bashkim te vendimeve, organi i akuzes kerkoi perfundimisht 18 vjet burg per vajzen nga Bajram Curri.
Sipas dosjes hetimore dhe deshmive ne gjykate, diten e ngjarjes, Aurora ka qelluar me armen tip automatik, “Kallashnikov”, qe kishte ne banese Agron Rahmanin, duke e lene te vdekur. Ne celularin e viktimes eshte gjetur nje fotografi e vajzes, e bere nga afer, e cila tregon se ajo e njihte edhe me pare 35-vjecarin. Nderkohe qe ne seancen e radhes mbrojtja do te jape edhe konkluzionet perfundimtare, per te kerkuar zbutje te denimit.
R.Caushaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›