Gazeta Shqiptare: Kreshnik Qato shpallet kamion bote ne verisonin WBF

TIRANE-Boksieri shqiptar Kreshnik Qato kampion bote ne verisonin WBF. Qato fitoi mbremjen e djeshme titullin botëror të Fondacionit WBF dhe titullin WBC të Mesdheut, në duelin ndaj portugezit Vitor Sa, zhvilluar në pallatin e sportit "Asllan Rusi" në Tiranë.
"Jam shumë i lumtur dhe falënderoj publikun, të cilit i kushtoj edhe këtë fitore", tha boksieri Qato pas ndeshjes.
WBC renditet si federata më e mirë në sportin e boksit dhe qendrën e ka në Meksikë. Kohët e fundit, ajo ka themeluar edhe një titull të ri, të quajtur "WBC Mesdhetar", që përfaqëson rreth 22 shtete, ndër të cilët edhe Shqipëria.
(d.b-BalkanWeb)