Sport nën diktaturë
Me rrëzimin e diktaturës komuniste, që në fillim të viteve nëntëdhjetë, është folur shpesh për faktin se derbi Partizani -Tirana (atëherë 17 Nëntori) nuk ishte thjesht përballje mes dy skuadrave të kryeqytetit, por ndoshta rruga e vetme përmes së cilës kryeqytetasit arrinin të shprehnin një pjesë të mllefit të tyre kundër regjimit komunist. Nuk janë të paktë ata që sot shprehen se në fushën e gjelbër të futbollit nuk bërtisnin kundër skuadrës kundërshtare, e përkëdhelura e nomenklaturës komuniste, porse e shihnin si të vetmen mundësi për t‘u shfryrë disi ndaj diktaturës. Kjo pasi skuadra e Partizanit qe krijuar dhe mbështetej nga rangjet më të larta të regjimit komunist, ndërkohë që dihej publikisht se një pjesë e mirë e eksponentëve të tij qenë tifozë të zjarrtë të skuadrës së ushtrisë. Çdo fitore e Tiranës përjetohej nga kryeqytetasit si triumf ndaj gjeneralëve dhe të gjithë atyre që kishin ngritur e mbanin më këmbë murtajën komuniste.
Dhe si të tillë e kanë parë jo vetëm tifozët tiranas, por edhe vetë futbollistët, që i kanë përjetuar këto duele me një ngarkesë emocionale, e cila shtyhej shumë përtej një ndeshjeje të thjeshtë sportive. "Në njëfarë mënyre luanim ne kundër emblemës që përfaqësonte shtetin komunist", rrëfen Agustin Kola, sot 49 vjeçar, ndër emrat më të spikatur të sportit shqiptar të viteve tetëdhjetë, duke saktësuar se kjo nuk kishte të bënte me vetë futbollistët, me të cilët "kishim marrëdhënie shumë të mira jashtë fushe", por me ato qarqe të diktaturës që kërkonin me çdo kusht ta nxirrnin fitimtare "skuadrën e ushtrisë e të regjimit", qoftë edhe duke cenuar e dëmtuar skuadrat e tjera.
Cenime nga të cilat nuk kish se si të shpëtonte ajo që deri në atë kohë kishte qenë skuadra kryesore e kryeqytetit. Përkundrejt dëshirës së tifozëve, në fillim të marsit 1946, në kinema "Nacional" të Tiranës, urdhrat e prera nga lart do t‘i ndërronin emrin nga S.K. Tirana në "17 Nëntori". Gjërat u përkeqësuan edhe më tej me lindjen e dy të privilegjuarave të sistemit komunist: Partizani, skuadër e Ministrisë së Mbrojtjes e Dinamo, skuadër e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
"Ishte një lloj trashëgimie e pasuar nga brezat paraardhës të futbollistëve të Tiranës", tregon sot Agustin Kola. "Na ishte treguar me dhjetëra herë historia e skuadrës së dikurshme ku luanin emra të mëdhenj si Fatmir Frashëri e Ali Mema. Gjatë një sezoni të viteve gjashtëdhjetë, kur Tirana ishte gjashtë pikë përpara Partizanit dhe fitoi edhe në ndeshjen e drejtpërdrejtë, krejt papritmas u mësua se ishte marrë vendimi që të skualifikohej. Shkak i këtij vendimi autoritar u bë grindja e një prej sportistëve të Tiranës me një të Partizanit pas derbit në dhomat e zhveshjes".
Ky fakt nënvizohet edhe në sitin zyrtar të Sport Klub Tiranës, ku padrejtësia përshkruhet kështu: "Në kampionatin e 22-të kombëtar, Tirana shpallet Kampion pas 28 vjet ‘agjërimi‘. Këtë sukses ajo e përsërit edhe një vit më vonë, por gjeneralëve të Partizanit e xhelatëve të Dinamos kjo ju duk një sfidë e hapur: Tirana u përjashtua nga kampionati i sezonit 1966-‘67 ndërkohë që kishte siguruar titullin tri javë para përfundimit, titull që nuk mund t‘i kalonte askujt tjetër përveçse Dinamos. Me gjithë këto makinacione e padrejtësi të papara kundër saj, Tirana arriti të shpallej kampione edhe dy vite të tjerë rresht, duke demonstruar një epërsi të plotë mbi të gjithë kundërshtarët (1968 vetëm 2 humbje, 1969-‘70 vetëm 1 humbje)".
Dihej që të dyja (veçanërisht Partizani) gëzonin mbështetjen e plotë të qarqeve të larta të diktaturës falë të cilëve kishin dorë të lirë te thuajse të gjithë talentet e reja. Nën kujdesin personal të Petrit Dumes, skuadra tradicionale e kryeqytetit shihte me keqardhje t‘i largoheshin nga radhët e saj shumë emra të mëdhenj, mes të cilëve më i spikaturi është ai i Panajot Panos.
Mekanizmi ishte shumë i thjeshtë: autoritetet e klubit Partizani gëzonin privilegjin të fusnin në radhët e skuadrës së tyre çdo futbollist që rekrutohej për kryerjen e shërbimit ushtarak, ashtu siç vepronte edhe Dinamo me ata që pranonin të punonin për forcat e rendit dhe të sigurimit. "Për tifozët e Tiranës ky mekanizëm qe kthyer në makth të vërtetë", tregon Agustini, i cili me 145 golat e shënuara në kampionatet kombëtare mbetet edhe sot shënuesi më i mirë në këtë kompeticion. "Gjatë një provimi në Institutin e Lartë Fizik, pedagogu i lëndës (tifoz i Tiranës) teksa shihte që nuk po e mbushja fletën, më tha se e dinte mirë përse e bëja këtë. Sipas tij, kisha vendosur të ngelja me vullnetin tim, në mënyrë që të më merrnin ushtar e të kaloja në skuadrën e Partizanit. Kështu që më tha se sido që të veproja, të shkruaja apo të mos shkruaja, do të më vinte pesë". Agustini vazhdon duke treguar se gjatë bisedave të mëpasshme me profesorin në fjalë kishte mësuar nga ai vetë se i qe kërkuar që ta ngelte në mënyrë që të kalonte te Partizani.
Ish-sulmuesi i Tiranës, Mjeshtër i Merituar i Sportit, rrëfen se di shumë mirë që edhe vetë në një çast është vënë në qendër të makinacioneve të këtij lloji. Në kohën kur zëvendësministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme ka qenë Feçor Shehu mësoi nga trajneri i Tiranës, Enver Shehu, se i ishte kërkuar që të pranonte kalimin e tij dhe të Arben Vilës me skuadrën e Dinamos, në këmbim të portierit Pandi Sara dhe të një futbollisti tjetër. "Profesori më takoi i shqetësuar se mos për këtë kishin marrë më parë miratimin tim dhe mori frymë i lehtësuar kur e sigurova se as që kisha ndër mend të largohesha nga Tirana". Agustini rrëfen se pas kësaj, me kërkesë të shefit të klubit, Iljaz Çeços, ishte takuar personalisht me zv.ministrin Feçor Shehu: "Më propozoi një bursë studimi në Fakultetin Juridik, si dhe shtëpi diku në zonën pranë Liqenit, por unë iu përgjigja se ishte një vendim shumë i rëndësishëm, të cilin nuk mund ta merrja vetë, pa folur paraprakisht me babanë tim".
Sulmuesi tregon se të nesërmen i tha shefit të Klubit Tirana që nuk kishte dëshirë të ndërronte skuadër, me gjithë frikën për pasojat që mund të shkaktonte ky refuzim. "Dinim të gjitha çfarë kishte pësuar Skënder Halili, pasi nuk pranoi ofertën për të kaluar me skuadrën e Dinamos". U duk sikur gjërat morën fund me refuzimin e futbollistit, por organet e sigurimit kishin pasur plane të tjera: "Gjatë udhëtimit për një ndeshje jashtë shtetit iu kapën disa dollarë me vete - siç bënim të gjithë ne kur luanim me skuadra të huaja - prej të cilëve u dënua me rreth tre vjet burg dhe u detyrua të hiqte dorë nga futbolli".
Në pamundësi për të dobësuar skuadrën tiranase përmes marrjes së futbollistëve, ushtarakët e lartë, mbështetës të zjarrtë të Partizanit, i drejtoheshin rrugëve alternative. Dinim që për t‘i larguar nga fusha e gjelbër, zyrtarët e ushtrisë i dërgonin futbollistët tiranas ta kryenin zborin larg kryeqytetit, tregon futbollisti i njohur. Kështu, për shembull, Ali Mema u dërgua ta kryente zborin tremujorësh në Shkodër, ndërkohë që Gëzim Kasmi dhe "Bixhi" (Luigj Bytyçi) u detyruan ta shlyenin në Gjirokastër.
Gjërat vazhduan kështu edhe për brezin pasardhës të futbollistëve, por kësaj here madje me përmasa groteske. Vetëm një ditë përpara ndeshjes së famshme kur 17 Nëntori fitoi kundër Partizanit me rezultatin 7-3, për çudinë e tyre të madhe Agustin Kola, Shkëlqim Muça dhe portieri i dytë i skuadrës, Fatmir Petrela, u njoftuan se duhet të paraqiteshin në repartin ushtarak ku kryenin atë që atëherë quhej shërbimi ushtarak pasuniversitar. "Kur vinte fjala te zbori, të gjithë ne futbollistët përbënim përjashtim", tregon Agustini, "pasi na ishte krijuar lehtësia ta shmangnin për të mos ndërprerë asnjë ditë stërvitjen". Për çudi, të shtunën, një ditë përpara ndeshjes, të treve iu kërkua të paraqiteshin urgjentisht në repart ku u mbajtën gjithë të dielën deri gjysmë ore përpara fillimit të ndeshjes. "Kur u lejuam të largoheshim nga reparti, futbollistët kishin dalë për të bërë nxehjen në fushë. Nxituam për të hequr uniformat ushtarake e të vishnim kostumet sportive në mënyrë që të gjendeshim gati përpara rënies së bilbilit". "Megjithatë - vazhdon - duket se gjithë ai inat na bëri mirë, sepse luajtëm me nerv e fituam shtatë me tre".
Ndërkohë që edhe vetë Agustini në një çast të caktuar të karrierës ka parë se gjithçka thuajse i thërrmohej në mënyrë të frikshme. Shkak u bë arratisja nga Shqipëria e kushëririt të tij të parë, për të cilën u la për një vit të tërë jashtë futbollit. "Askush nuk e zuri ndonjëherë në gojë arsyen e vërtetë të dënimit", tregon, "zyrtarisht u ndëshkova për shkak të tre kartonëve të verdhë që kisha marrë në kampionat".
Pas kësaj, u lejua të kthehej në fushë me skuadrën e 17 Nëntorit, por iu hoq e drejta për të luajtur me ekipin përfaqësues. Situata absurde vazhdoi disa vite dhe për një shaka të fatit do të ishte përsëri një eksponent i nomenklaturës komuniste ai që për fatin e mirë të Agustinit do t‘i kthente gjërat në vend. Gjatë një bisede për futbollin, ish-ministri i Punëve të Brendshme, Hekuran Isai, i kishte thënë Pirro Lakos, atëherë Sekretar i Komitetit të Partisë së rrethit, se pa Agustinin skuadra e Tiranës as që kishte shanse të fitonte. "Po, por nuk e kemi më, shoku Hekuran", kishte reaguar Pirro, me qëllim që të mos lejonte t‘i shpëtonte nga dora ky rast për t‘i kthyer kombëtares Agustin Kolën. I çuditur për vendimin, Hekuran Isai kishte kërkuar menjëherë ta takonte personalisht futbollistin.
Gjatë takimit, tregon Agustini, ku të pranishëm qenë Pirro Lako dhe të tjerë, Hekuran Isai i kishte thënë se në adresë të tij i kishin mbërritur disa letra anonime, por se nuk vlenin "as për t‘u përdorur në banjë". "Më tha se e dinte se kisha dalë jashtë Shqipërisë që në moshën 16-vjeçare dhe do të dilja që të nesërmen, si edhe që nuk do të kisha më probleme të kësaj natyre". Agustini, i cili për herë të parë ka zbritur në fushën e futbollit në vitin 1976, tregon se, duke parë postin qeveritar që mbulonte, Hekuran Isai normalisht duhej të ishte tifoz me Dinamon, por falë bisedave personale me të "dija se kishte shumë simpati për grupin e futbollistëve të Tiranës". E njëjta gjë ndodhte edhe me zv.ministrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Hysen Shahun, i cili na shihte me shumë sy të mirë, madje shpesh na ndihmonte me bazë materiale, gjë që në të kundërt e shihnim me sy shumë rrallë.
A ndihej kjo atmosferë armiqësore e krijuar prej përfshirjes së nomenklaturës në sport nga futbollistët? "Sigurisht", tregon sulmuesi, "vetëm se i bënim biseda të tilla në një rreth shumë të ngushtë futbollistësh". Situata politike dhe pasqyrimi i saj në sport është një fakt që e ngacmon ende për atë periudhë, të cilën e konsideron gjithsesi të bukur nga këndvështrimi sportiv. "Me sportistët e Partizanit dhe të Dinamos armiqësinë e linim vetëm për në fushë, jashtë saj ishim miq shumë të mirë".
Pengje? Disa. Përveç vdekjes së parakohshme të Arben Mingës, shokut të ngushtë dhe një prej sportistëve më të rëndësishëm të futbollit shqiptar, i vjen keq për atë vit kur u detyrua të rrinte krejtësisht jashtë fushave të futbollit, për shkak të dënimit absurd. Kjo pasi ky ndëshkim e largoi nga pasioni më i madh i jetës. Edhe sot që gjendet prej vitesh larg futbollit aktiv - e nisi karrierën në vitin 1976 dhe u shkëput në vitin 1989 - Agustini stërvitet disa orë gjatë të gjitha ditëve të javës, ndërkohë që pasionin e ruan gjallë, duke trajnuar të rinjtë e Klubit Sportiv Tirana. Ta largoje nga fusha në moshën më të mirë dhe kur kishte mbërritur pikën më të lartë si sportist përbënte një tragjedi të vërtetë. "Më hoqën oksigjenin, një prej gjërave që më motivonte më shumë në jetë", thotë ai.
Gjithashtu dëshironte të kishte pasur më shumë shanse të shfaqej në arenën ndërkombëtare të futbollit, për të cilën rrëfen një fakt pak të njohur nga publiku: "Në ndeshjen e zhvilluar në Irlandë me Linfildin, në kuadrin e kupave të Evropës, Arben Vila, i cili fliste pak anglisht, më tregon se disa përfaqësues të këtij klubi kërkonin të na takonin. Gjatë takimit, përfaqësuesit na kërkuan të qëndronin, duke na premtuar se do të na krijonin mundësinë që të na përfshinin në skuadrën e tyre. I thashë Arben Vilës që duhet të mbanin mirë parasysh pasojat që do t‘i shkaktonim familjeve tona në Shqipëri në rast se e pranonim ofertën".
Pëllumb KULLA
Tirana kishte fituar ankandin e konvencionit antikomunist
Edhe ekipe të tjerë e mundnin Partizanin dhe Dinamon në Shqipëri, por asnjëherë ato humbje nuk përvëlonin aq egërsisht sa humbjet me Tiranën, e cila e kish fituar tashmë ankandin e konvencionit antikomunist
Rrallë ndonjë klub në botë, si Tirana, ka bartur në pjesën më të gjatë të historisë së tij një konflikt ekstrasportiv me konotacione politike aq të ashpra, për më tepër nën një regjim diktatorial aq të egër dhe aq absurd. E kjo edhe për "meritë" të ngarkesës që vetë kundërshtarët e saj i jepnin. Gjeneralët e përdhjamur ishin mijë për qind të sigurtë se asnjë luftë me NATO-n e me Traktatin e Varshavës nuk i kërcënonte. Kështu konflikti me Tiranën u bë drithërimi i vetëm i tyre. Më kanë thënë se Petrit Dumja, në tryezën e tij të punës, në vend të programit të manovrave dhe dislokimit të trupave, mbante nën xham vetëm kalendarin e kampionatit kombëtar të futbollit! Pasioni i tyre i çmendur bëri që fusha e futbollit të merrte mbingarkesa emocionale të përmasave të pallogaritshme. Falë çmendurisë së Dumes dhe gjeneralëve të të dyja ndërtesave përballë, njerëzve të privuar nga e drejta e fjalës së lirë, nga e drejta e manifestimeve, iu ofrua një mundësi të kenë një alibi për të fshehur ashkun dhe urrejtjen e vërtetë, atë më të madhen, atë më kryesoren ... Luftërat, kryengritjet dhe periudhat e përgjakura në historinë botërore zënë pak vend në krahasim me periudhën konfliktuale para dhe pas tyre. Konvencioni i pranuar qartë nga të dyja palët e bën më pasionant konfliktin. Mjafton të thuash se "ekipi i Tiranës duhet poshtëruar se kështu bëhet më mirë puna e Partisë", ose "një fitore e Tiranës ngarkon me përgjegjësi të rëndë politike të tërë strukturat e klubit dhe Ministrinë", pa dashur, për të zezën tënde, qindra mijë vetave u ke falur një hapësirë jetike pasionesh.