Topi: PD po prish themelet e shtetit
Në një intervistë të dhënë për "VOA", Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i bëri thirrje mazhorancës të tregohet shumë e kujdesshme në ndryshimet kushtetuese dhe të mos prekin themelet e shtetit. Indirekt, kreu i shtetit ka akuzuar nismëtarët se kështu do të shembin ndërtesën...
Zoti President, pranimi i Shqipërisë në NATO ishte një lajm shumë i mirë për Shqipërinë, por në të njëjtën kohë ka shtuar një sërë përgjegjësish përpara vendit. Cilat janë disa nga sfidat me të cilat përballet Shqipëria për përmbushjen e këtyre reformave pas Samitit të NATO-s?
Sikurse e thatë, pranimi apo marrja e ftesës për anëtarësimin në NATO ka qenë një ngjarje e cila besoj në këto momente, s‘ka nevojë për komente. Besoj e dini, të gjithë e kanë vlerësuar shumë këtë moment që ndau Shqipërinë në mënyrë definitive nga e kaluara dhe e futi në një projeksion definitv për të ardhmen. Ne kemi rastin këtu të themi që marrja e ftesës presupozon një rritje të përgjegjësive, të angazhimeve, qofshin këto në rrafshin politik, por besoj edhe në të gjitha reformat që kanë të bëjnë me zhvillimin e ekonomisë dhe të institucioneve të vendit. Kemi pasur rastin që të plotësojmë disa detyra të rëndësishme në prag të marrjes së ftesës, sikurse dhe gjen bashkëpunimin pozitë-opozitë, gati të gjithë të sinkronizuar, në idenë që reforma për gjyqësorin duhet të realizohej përpara se të merrej ftesa. Por, njëkohësisht, ajo që është shumë e rëndësishme dhe që premton shumë për perspektivën e plotësimit të reformave është që, edhe pozita, edhe opozita kanë premtuar që do të bashkëpunojnë për reformat bazale që kanë të bëjnë me thellimin e reformimit të sistemit të drejtësisë, për reformën elektorale, që është një çështje e ditës dhe për reformat më të rëndësishme që kanë të bëjnë me interesat madhore të Shqipërisë. Pastaj, debati politik kuptohet, do të vazhdojë. Është një nga tiparet themelore të shoqërive që janë në demokraci që të bëjnë debatin politik të fortë, por nga ana tjetër brenda debatit politik për çështje më të rëndësishme, ka dhe sintonizime të pozicioneve që është parë edhe në retrospektivë, është parë dhe tani me rastin e marrjes së ftesës, por besoj do të shihet dhe në perspektivë. Besoj se Shqipëria e ka të nevojshme që, jo vetëm të vazhdojë me dëshirën për të zgjeruar spektrin e reformave, por jemi në një moment kur tek institucionet e Shqipërisë shikohet shumë edhe cilësia dhe zbatimi i reformës. Pra, jemi në një moment kur ligjet kanë nevojë të reformohen mbi bazën e marrjes së mendimit të të gjithë grupeve dhe të profesionistëve dhe kuptohet që spektri është i gjerë, është në ekonomi, është në institucionet kushtetuese, është në drejtësi, është në financa, është për të gjitha problemet që lidhen me zhvillimet strategjike, pra është një spektër mjaft i gjerë. E rëndësishme është që vullneti duhet të ekzistojë, të ketë një vullnet pozitiv, të qëndrueshëm. Me sa unë shikoj, pavarësisht nga debati politik i ditës, të gjithë janë të orientuar të zbatojnë pikërisht atë që kam deklaruar publikisht, që ne do të punojmë intensivisht, që të bëhemi anëtarë me të drejta të plota të NATO-s, besoj, brenda një kohe të shkurtër, duke dhënë shembuj direktë, konkretë, të zbatimit të detyrave.
Le të qëndrojmë pak te debati politik, por edhe te, si të thuash, politika, marrëdhëniet midis pozitës dhe opozitës. Kohët e fundit, ato nuk janë karakterizuar nga një politikë konfliktuale, siç ka ndodhur në të kaluarën. Megjithatë, dje grupi parlamentar i Partisë Demokratike bëri disa propozime për të bërë ndryshime në Kushtetutë, midis këtyre edhe figurës së Presidentit. Cili është komenti juaj për këtë?
Unë, në rast se do të ruaj pozicionin ku jam sot, ku po intervistohem, sot unë jam President i Republikës dhe është në parimet e mia, por edhe në detyrimet e këtij pozicioni, që të mos interferoj në çështjet e debatit politik. Në rast se do të shkëputesha nga ky pozicion, qoftë në një pozicion politik, qoftë në një pozicion civil të paangazhuar, sigurisht do të kisha shumë për të thënë edhe për këtë situatë. Ajo që unë mund të deklaroj sot është që duke qenë garant i ligjeve, i Kushtetutës, për të cilën, ose prej së cilës jam votuar, unë them që në parim kur bëhen lëvizje të Kushtetutës, i cili është dokumenti themeltar i shtetit, forcat politike, politikanët, cilëtdo qofshin ata, pavarësisht nga "background"-i dhe eksperienca e tyre, duhet të jenë shumë të kujdesshëm, sepse po të prekësh themelet e shtetit, pa pasur një mendim të qartë dhe për të ndërhyrë në mënyrë shumë frekuente, atëherë do të thotë të mos japësh asnjë lloj garancie për muret e ndërtesës. Pra, ideja është kjo, që debati politik ka nevojë të bëhet pa emocione, pa mendime të çastit dhe shpesh mendimet e çastit vijnë edhe nga emocione të forta politike. Të tilla ne kemi pasur rastin t‘i shohim në eksperiencën tonë politike. Por bëhet e bazuar, bëhet mbi bazën e një konsultimi. Kjo e ndan politikanin nga një njeri i paangazhuar, kjo e ndan politikanin nga një profesionist i një fushe të caktuar, kjo e ndan burrin e shtetit apo gruan e shtetit me një njeri të zakonshëm, sepse ka nevojë që gjërat pasi të konsultohen, të hidhet një dritë perspektive, në vite më tej. Dikur thoshin që quheshe intelektual vetëm nëse parashikon se si do të jetë e ardhmja deri në njëzet vitet e ardhshme. Të jesh burrë shteti, të jesh politikan, duhet bësh një politikë vizionare. Ne kemi pasur raste, këto nuk janë nocione teorike, në historinë e njerëzimit, të politikës, të njerëzve që kanë drejtuar shtetin, edhe me eksperiencat shqiptare e dimë që janë dhënë mendime, janë të konsoliduara, të pjekura për perspektivën, dhe vlerësoj që politika, meqenëse jemi në këtë çështje, ku Kushtetuta është e nevojshme të preket, duhet të preket pasi të jetë konsultuar mirë. Përndryshe pastaj, ne mund të bëjmë veprime të cilat nuk i shërbejnë një stabiliteti apo një ecurie afatgjatë konform asaj që ne kërkojmë që të jemi në sinkron me të gjitha standardet euroatlantike.
Shkojmë pak te çështja e reformës në drejtësi, që, siç ju e përmendët, është, si të thuash, një nga kushtet që i është shtruar Shqipërisë për pranimin në organizmat e tjerë euroatlantikë. Lidhur me çështjen e figurës së Prokurorit të Përgjithshëm, lidhur me pavarësinë e kësaj figure është folur shumë në të kaluarën. A mendoni se institucioni i Prokurorisë së Përgjithshme duhet të jetë i pavarur, apo duhet varet ai nga Kryeministri?
Fakti që në të gjithë diskursin politik, në debatin politik, në tentativën për të gjetur argumente për të ruajtur institucionin e Prokurorit, gjithmonë është kërkuar që ky institucion të jetë i pavarur, besoj që edhe zgjidhja duhet të jetë së paku, në kushtet që ka Shqipëria, në vendin ku ka mjaft debat politik, vendin ku debati politik shpeshherë precipiton me nxjerrje inatesh, në vendin ku në retrospektivë kemi pasur edhe një instrumentalizim të institucionit të Prokurorisë për qëllime politike, këto janë gjëra konkrete, të shkruar në historinë e re të Shqipërisë. Unë them që modeli më i mirë është modeli që kemi sot, pra një Prokurori që presupozon një institucion të pavarur, ku dy janë bazat që e bëjnë të suksesshëm institucionin e Prokurorisë. Së pari, është integriteti moral i Kryeprokurorit dhe i të gjithë trupës së prokurorëve dhe së dyti është profesionalizmi. Tek e para kemi të bëjmë me cilësitë jo vetëm të karakterit të prokurorëve, por edhe të forcës së karakterit për të mos qenë ose për të mos pranuar influenca qoftë edhe të karakterit politik, apo të stimulimeve klienteliste. Ndërsa profesionalizmi është ai që e bën të plotë figurën e prokurorit dhe besoj i jep një imazh tjetër këtij institucioni të rëndësishëm. Jam absolutisht i prirur, jam i motivuar të vazhdoj me të njëjtin pozicion që kam pasur që në ditën e parë, kur jam prononcuar për Prokurorinë dhe vlerësoj në hapat e parë që ka bërë kryeprokurorja që Prokuroria më së fundi është futur në një rrugë jashtë çdolloj tentative, apo jashtë çdolloj shprese për të pasur mundësinë për t‘u influencuar. Unë besoj që kjo do të bëjë Prokurorinë e Përgjithshme shumë shpejt që të jetë një nga institucionet që pas kalimit të provave të para të jetë e vlerësuar jo vetëm nga shqiptarët, por edhe nga partnerët ndërkombëtarë.
Çështja e Gërdecit. Menjëherë pas kësaj ndodhie i bëtë thirrje Prokurorisë që të gjejë personat përgjegjës për këtë ngjarje. Megjithatë, deri më tani vetëm tre persona janë marrë në shqyrtimin e Prokurorisë. A mendoni se duhet intensifikuar ky kërkim i personave përgjegjës dhe institucioneve përgjegjëse të implikuara në këtë çështje?
Unë besoj që të flasësh sot për fazën ku ndodhet hetimi, ndoshta do të bëjmë ndonjë gabim që lidhet me atë çka unë shpreha pak më parë. Gjithmonë kemi stimuluar dhe vazhdojmë të stimulojmë punën e Prokurorisë, e cila nga ana e saj ka në profesionin dhe në artin e hetimit disa gjëra të pashmangshme, pra është hetimi dhe bashkëpunimi fatmirësisht edhe me ekspertë ndërkombëtarë që kanë ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe besoj që po krijohet e gjithë baza e të dhënave që do të bëjë të mundur që hetimi të jetë shumë profesional. Unë besoj që Prokuroria mbi bazën e atij motivacioni dhe asaj çka ne kërkojmë do të bëjë një hetim të pavarur. Ajo çka ne kemi thënë dhe vazhdojmë të themi është që ky hetim vërtet të jetë i pavarur, të jetë pa asnjë lloj paragjykimi dhe t‘u shkojë gjërave deri në fund për të demonstruar më së fundmi që Shqipëria kërkon që të bëhet shtet i së drejtës, shtet i të gjithë qytetarëve.
Pikërisht kjo çështje po ndiqet me shumë vëmendje nga bashkësia ndërkombëtare, zgjidhja ose gjetja e fajtorëve për çështjen e Gërdecit dhe kjo ka të bëjë me një mungesë përgjegjësie të institucioneve, të mënyrës së funksionimit të gjërave në Shqipëri. A do të shërbejë kjo si një mësim për institucionet shqiptare për të marrë përsipër përgjegjësi për çështje kaq të rëndësishme?
Nëse pëson dhe nuk nxjerr mësim, kjo është fatkeqësi në radhë të parë për popullin, pastaj për institucionin dhe të gjithë politikanët. Rasti i Gërdecit është një rast tragjik, ku të gjithë pa diskutim duhet të nxjerrin përgjegjësitë, përgjegjësi që vijnë me autorët e drejtpërdrejtë, me përgjegjësitë institucionale, me domosdoshmërinë e bashkëpunimit të institucioneve, të reformimit, të sjelljes në standarde të të gjitha gjërave. Është një rast që nuk mund të anashkalohet, është shumë e rëndësishme që hetimi të vazhdojë në njërën pistë, ndërsa në linjën tjetër institucionet duhet të bëjnë maksimumin e tyre që të mbyllin gropat, apo handikapet e bashkëpunimit dhe gjërat të qartësohen në mënyrë të tillë që shërbimet, apo institucionet të mos veprojnë në rrugë ku nuk bashkohen, por të gjithë së bashku të krijojnë një "network", ku shteti vërtet të marrë seriozitetin e vet. Unë besoj që jemi në këtë linjë. Nuk është vetëm rasti i Gërdecit. Ne kemi mjaft raste të tjera që duhet t‘i bëjmë analizën, institucionet specifike që janë direkt përgjegjëse për këtë punë, duhet të jenë më të motivuara për të zbatuar ligjin, t‘i bëjnë profilaksinë gjërave dhe të mos lenë që të bëjnë analizën post-faktum. Ndërsa të gjitha institucionet kryesore, nëse është e nevojshme që gjërat të kërkohen të reformohen me ligj, do të bëjë të mundur që sa më shpejt ne ta realizojmë këtë punë. Kemi probleme që lidhen edhe me atë aspekt të jetës civile, me digat, me depot e karburanteve, janë gjëra që ne i kemi vendosur në linjën e komunikimit dhe besoj që do të jenë një nga objektet e diskutimit në mbledhjen e afërt të Këshillit të Sigurimit Kombëtar.
Një pyetje lidhur me çështjen e pronave. Në të kaluarën, Shqipëria ka një histori të dhimbshme të qëndrimit ndaj pronës dhe pronarëve, por edhe kohëve të fundit ndaj pronarëve të rinj. A po merren masat e nevojshme për respektimin e pronës, e cila është e sanksionuar me Kushtetutën e Shqipërisë?
Kjo është një temë mjaft komplekse. Unë do të detyrohem të jem shumë lakonik në këtë intervistë, por do të doja të isha shumë, do të thosha shumë i qenësishëm në përgjigjen time. Unë jo vetëm në pozicionin e Presidentit të Republikës, por edhe si politikan, edhe si profesionist, edhe si njeri i thjeshtë në jetën civile kam konstatuar që pas kthimit të sistemit, ç‘ka presupozonte që prona kalonte nga pronari-shtet, kalonte në një strukturë private, kam konstatuar që janë bërë shumë akte nënligjore. Dhe për t‘i bërë një vlerësim të drejtpërdrejtë aktual të situatës së pronave unë them që ka mjaft defekte, ka një lloj kaosi i cili nuk krijohet nga qytetarët, por që krijohet nga institucionet, krijohet nga politika. Politika është një term shumë i përgjithshëm, por në rastin konkret për çështjen e pronave, përgjegjësi kanë institucionet. Fakti që flitet çdo ditë për pronën dhe fakti që çdo ditë qytetari e ngre zërin më lart për çështjen e pronave, në një vend që nuk ka shumë hapësira, ka hapësira të pakta dhe këto hapësira duhet të jenë jashtëzakonisht të kontrolluara, të menaxhuara për t‘i vënë në shërbim të atyre që kompensohen. Mund t‘ju them që ky është një element që kërkon patjetër një vëmendje. Do të jem natyrisht shumë i angazhuar në ditët që vijnë për ta rikapur edhe një herë këtë temë. Nuk e rikap këtë temë, sepse kam thjesht dëshirën personale, por jam në një komunikim intensiv, të vazhdueshëm me qytetarët, vijnë letra pafund, ankohen për institucionet, ankohen për deformime të strukturës së pronës, për mbivendosje. Më thoni nëse ka kaq probleme në një vend kaq të vogël ku problemet dihen, përgjegjësia e kujt është? Duhet të dalë përgjegjësia e drejtpërdrejtë, tek e fundit njerëzit votohen për t‘u shërbyer njerëzve, popullit dhe çdo katër vjet kanë një bilanc të qartë. Në rast se bëhen detyrat, rikonfirmohesh, në rast se nuk bëhen detyrat, atëherë është përgjegjësia e klasës politike, e cila ka marrë përgjegjësinë për të administruar fatin e tyre. Kështu që unë po i diskutoj gjërat në parim, hap pas hapi. Ne kemi detyrimin që institucionet t‘i vëmë në lëvizje për të mbyllur në mënyrë definitive çështjen e pronave, sepse ka një parakusht: zhvillimi i ekonomisë së tregut me rregulla, sipas të gjitha standardeve të botës së kapitalit, bëhet duke pasur në radhë të parë si pikë referimi stabilizimin e çështjes së pronave. Më thoni një model, një vend kapitalist që ka zhvilluar ekonominë me bazë, pa pasur atë që është pika e referimit që është prona. Kjo do të kthente, do të orientonte ekonominë në drejtimin e duhur, por do të stabilizonte në mënyrë definitive konfliktet sociale dhe do të stabilizonte përfundimisht edhe situatën psikologjike të atyre që kërkojnë të kompensohen me prona.
Ky vit është thënë që është një vit i mirë për kombin shqiptar, madje shumë i mirë, pranimi i ftesës për në NATO, pavarësia e Kosovës. Si i shikoni në të ardhmen marrëdhëniet midis Kosovës dhe Shqipërisë?
Ka qenë një gëzim i papërshkruar momenti kur Kosova u shpall si shtet i pavarur. Unë i kam kujtimet e freskëta, sepse shumë pak përpara se të shpallej pavarësia isha me një vizitë zyrtare në Kosovë. E njoh shumë mirë ndjeshmërinë e qytetarëve të Kosovës, por mbi të gjitha kam vlerësuar maturinë dhe projeksionin euroatlantist të liderëve të Kosovës, të cilët e kanë projektuar shtetin e Kosovës si një shtet multietnik, duke respektuar standardet ndërkombëtare të së drejtës. Besoj që marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Kosovës do të jenë marrëdhëniet midis dy shteteve fqinje, të dy shteteve miq, të dy shteteve vëllezër, në një rajon i cili po largohet në mënyrë përfundimtare nga konfliktet e së kaluarës. Fakti që Kroacia, Shqipëria, por besoj edhe Maqedonia, që nuk erdhi për një moment substancial, por erdhi për çështje të emrit, që edhe Kosova, edhe Bosnjë-Hercegovina, por pse jo në një të ardhme edhe Serbia, e cila duhet të demokratizohet, duhet të jenë pjesë e NATO-s, duhet të jenë pjesë e botës euroatlantike, çka presupozon që të gjithë njerëzit të jetojnë të lirë, në standarde, të komunikojnë lirshëm, të jetë një bazë e rëndësishme për të shtuar investimet në Ballkan dhe besoj të ardhme më të mirë për vendet tona ku mund të ketë më shumë sesa në këtë familje të madhe dhe në këtë Aleancë të madhe të paqes dhe të sigurisë në botë.