E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sporti | 27.06.2010

Ekipi gjerman fitoi ndeshjen e sotme me përfaqësuesen e Anglisë me rezultatin 4:1 duke u klasifikuar në këtë mënyrë për çerekfinalen e Kampionatit Botëror të Futbollit 2010. ´

Në mbrëmje do të përcaktohet edhe kundërshtari i kombëtares gjermane për ndeshjen e së shtunës së ardhëshme më 3.07.2010 pas ndeshjes që luhet sonte Argjentinë-Meksikë.

Bildunterschrift: Thomas Mueller i entuziazmuar pas realizimit të golit të tretë për ekipin gjerman

Miroslav Klose shënoi golin e parë në minutën e 20-të.

Lukas Podolski shënon për herë të dytë në portën e kundërshtarit në minutën e 32-të.

Thomas Müller gjuajti dy herë me sukses në minutat e 67-të dhe të 70-të.

Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Wayne Rooney , lojtari më i mirë Anglisë pas përfundimit të deshjes

Golin për anglezët e shënoi Matthew Upson (në minutën e 37-të). Goli i Frank Lampardit nuk u njoh prej arbitrit uruguajan Jorge Larrionda.

Pas Italisë dhe Francës edhe Anglezvë u duhet të laroghen nga arena e këtij kampionati. Humbja me rezultatin 4:1 është për anglezët humbja më e thellë që kanë përjetuar ndonjëherë në ndeshjet e turit të finales në kampionatet botërore.

Autor: Vilma Filaj-Ballvora

Redaktoi: Pandeli Pani

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›