E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sporti | 30.08.2010

Në Kampionatin e 16-të Botëror të basketbollit për meshkuj, që po zhvillohet në Turqi, ekipi i Gjermanisë ka shënuar një befasi të këndëshme për tifozët e vet. Kombëtarja gjermane mundi nënkampionen e Evropës, ekipin e Serbisë me rezultat 82:81. Gjermanët fituan pas dy vazhdimeve, ndërsa për Serbinë ishte kjo humbja e dytë në dy ndeshjet e para të kualifikimeve në grupe. Siç edhe pritej, ekipi i SHBA-së fitoi bindshëm ndaj Sllovenisë me rezultat 99:77, ndërsa Turqia mundi Rusinë 65:56. Në ndeshjen e radhës ekipi gjerman do të ketë përballë ekipin e Australisë.

Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Nuk ndihmoi as Michael Ballack

Ndërsa në ndeshjet e javës së dytë të bundesligës gjermane në futboll, ditën e dielë, Bajeri i Leverkuzenit ka pësuar një humbje të thellë në fushën e tij nga Borusia e Mënhengladbahut 3:6. Është kjo hera e parë që Bajeri pëson gjashtë gola në fushën e vet në një ndeshje na kampionatin gjerman. Gjithashtu një humbje bindëse në fushën e tij ka pësuar edhe Shtutgarti nga Borusia e Dortmundit me rezultat 1:3.

Tabelën e klasifikimit e udhëheqin Kaiezerslauterni (i cili në fushën e vet të premten mundi Bajernin e Mynihut) dhe Hofenhajmi me nga gjashtë pikë. Ndërsa në fud të tabelës janë Shtutgarti dhe Këlni të cilët në dy ndeshjet e para nuk kanë fituar asnjë pikë.

Autor: Mimoza CikaKelmendi

Redaktoi: Bahri Cani

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›