E Diel, 1 Nëntor 2026

Sqaroni zgjedhesit opozita po keqperdor levizjen pa viza

16-11-2010 / Gazeta 55

Kryeministri Sali Berisha u kerkon deputeteve te PD-se

Kryeministri Sali Berisha deklaroi dje para deputeteve demokrate se mazhoranca sdo lejoje qe qytetaret shqiptare te bien ne gracken famekeqe te opozites se Edi Rames te cilet ditet e fundit kane nisur nje fushate disinformimi rreth procesit te levizjes se lire ne hapesiren Schengen. Kreu i mazhorances ndau detyrat per cdo deputet se duhet te takohen me zgjedhesit per ti sqaruar ata rreth kritereve vendimtare per te levizur lirshem pasi nga ana tjeter opozita ka nisur nje fushate te eger per te krijuar konfuzion ne radhet e qytetareve rreth levizjes se lire ne Evrope.
Duke theksuar se procesi i heqjes se vizave erdhi pas reformave te veshtira dhe te guximshme te qeverise shqiptare dhe mazhorances kryeministri Berisha vuri ne dukje se sdo lejojme manipulimin e qytetareve ndaj tendencave keqdashese te Edi Rames dhe formacionit te tij opozitar.
Duhet te takoni cdo zgjedhes pasi eshte nje rast per tu takuar. Nuk ka rast si ky per tu takuar me zgjedhesit per tu pershendetur kjo eshte arritje personale e cdo shqiptari te qartesoni dhe te merrni pyetje ne menyre qe ky konfuzion qe perpiqet te mbjelle opozita me propaganden e atyre qe si bllokuan dot ndaj tani perpiqen ti perbaltin. Me vijne dhjetera mesazhe te cilet kerkojne te dine nese vertet duhen 5 mije euro. Keta kerkojne te ngrijne nje gezim kaq te shumepritur dhe kaq te merituar ne nje kohe kur shqiptaret jane te pergatitur ta trajtojne me dinjitetin me te madh u shpreh kryeministri.
Nderkaq kreu i ekzekutivit Sali Berisha i kujton edhe njehere kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama se ende su ka kerkuar ndjese publike qytetareve shqiptare per aksionin e tij kunder procesit te liberalizimit te vizave Shqiperi-BE. Ne mbledhjen e perjavshme me grupin parlamentar demokrat kreu i qeverise solli ne vemendje tendencat vrastare te opozites per te penguar heqjen e vizave.
U perpoqen te leviznin cdo gure te shpifnin dhe te trillonin ne menyren me te zeze per te djegur interesat e qytetareve vetem e vetem se ky ishte nje premtim solemn i qeverise sone dhe meqenese ishte premtim i qeverise nuk duhej kurre te realizohej. Keta shoke qe per vete bredhin ne Evrope dhe ne Bote me pasaporta diplomatike dhe parate e lepujve qarkulluan neper Shqiperi nen moton lsquoHap kutite cliro vizat. Opozita me nje shpirtkazem beri gjithcka per te penguar heqjen e vizave per shqiptaret. Kreu i PS-se Edi Rama duhet ti kerkoje falje shqiptareve per pengesat qe ka ngritur per te mos u liberalizuar vizat. Rama ka bere propagande per nje akt madhor per jeten e shqiptareve duke u stacionuar kunder interesit jetik te qytetareve u shpreh kryeministri Berisha.
Ai theksoi se qytetaret e kane pritur heqjen e vizave me nje kenaqesi te pa pershkuar.
E kane pritur realisht si nje akt clirues e kane pritur si rrezimin e nje muri ne qindra e mijera raste te pakalueshem dhe qe i ndante per se gjalli me njerezit e tyre me te dashur. Por pikerisht ato forca qe ne menyren me shpirt zeze do te perdor nje term te popullit me shpirt lig bene gjithcka per te bllokuar kete proces madje dua tu informoj ketu se edhe ne dreken kur merrej vendimi 99-shit e Edvinit ju deklaronin kolegeve te tyre se vendimi do te ishte negativ kjo eshte absolutisht e vertete nenvizoi kryeministri Berisha.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›