E Diel, 1 Nëntor 2026

Pres te vije propozimi i opozites per kutite - mocioni kane 5 vjet qe therrasin dhe se sosin

16-11-2010 / Gazeta 55

Kryeministri Berisha komenton qendrimet me te fundit te opozites

Ndonese Partia Socialiste ka deklaruar se eshte e gatshme te heqe dore nga kerkesa eunuke per hapjen e kutive te votimit ende ska bere zyrtarisht oferten per hetimin e materialeve zgjedhore cka per te cilen eshte shprehur parimisht dakord edhe kryeministri Berisha. Shefi i ekzekutivit tha se do konsideroje me prioritet oferten e re te socialisteve sapo ajo te mberrije ne tryezen e tij. Kryeministri tha se eshte i gatshem per degjimin e propozimeve te opozites por sic eshte vepruar deri me tani ne ofertat e tyre ska patur asgje te re ne krahasim me qendrimin fillestar.
Ka nje parlament dhe zoteria e tij sic dorezoi me 20 Tetor nje dokument qe mbante daten 14 Shtator me duhet te pres para se ta komentoj duhet te shoh propozimin e tij. Mbetemi te hapur per nje shqyrtim serioz te kerkesave te opozites te cilat do te trajtohen me rigorozitet me kuadrin e Kushtetutes Kodit Zgjedhore dhe pavaresise se institucioneve Kushtetuese deklaroi kryeministri.
Gjithashtu kreu i mazhorances i pergjigjet deklaratave te opozites per kerkimin e nje mocioni mosbesimi ndaj qeverise se tij duke theksuar se mirepret vendimet e opozites pavaresisht se kane 5 vjet qe therrasin frazen mocion.
Zoti u dhente kurajo se kane 5 vjet qe therrasin mocion mocion dhe nuk po e sosin dot ate. Le te bejne mocionin theksoi me tej kryeministri Berisha.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›