E Shtunë, 31 Tetor 2026

CNN: SHBA sulmon nje fshat ne Pakistan

Ushtria amerikane ka filluar nje sulm ne nje fshat ne Pakistan sot gjate nates. Sipas CNN, sulmet kane filluar rreth ores 1 ne nje fshat ne Waziristan, nje zone malore ne veri te Pakistanit, prane kufirit me Afganistanin.

Burime te CNN kane bere te ditur se ushtria amerikane ka leshuar dy ose tre raketa qe kane goditur te pakten nje shtepi. Ende nuk ka njoftime per te plagosur apo viktima.

Luftimi i talebaneve dhe militanteve te Al Kaedes ne kufirin pakistano-afgan ka perkeqesuar marredheniet mes Uashingtonit dhe Islamabadit. Ne korrik presidenti amerikan Bush ka aprovuar sulme ne territorin pakistanez edhe pa u marre leja e autoriteteve vendore. Islamabadi ka shprehur pakenaqesi ne lidhje me keto sulme dhe ka dhene urdher qe te sulmohet cdo lloj force qe sulmon Pakistanin, me qellim mbrojtjen e integritetit territorial.

Ne fillim te shtatorit presidenti Asif Ali Zardari ka deklaruar se nuk do te lejoje asnje shtet te huaj te dhunoje sevranitetin e vendit te tij. Nje jave pas kesaj deklarate, ushtria pakistaneze qelloi dy helikoptere amerikane. Ata deklaruan se mjetet po fluturonin ne territorin e tyre. Por autoritetet amerikane e mohuan kete gje, duke theksuar se helikopteret po fluturonin ne territorin afgan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›