Kriza, Fillon: Bankat franceze te pambrojtura

Bankat franceze nuk jane te mbrojtura nga kriza boterore financiare. Ministri francez i Financave, Francois Fillon ka dhene alarmin pas falimentimit te disa prej bankave dhe kompanive me te medha ne SHBA dhe Evrope.
“Nuk jane te mbrojtura nga kjo krize qe eshte e ngjashme me ate te vitit 1929”, eshte shprehur Fillon.
Ai theksoi se shteti eshte i pergatitur te marre persiper vetem nje pjese te detyrimeve te nje banke, por sipas tij, duhet gjetur zgjidhja per perhapjen e krizes.
“Jemi teresisht te mobilizuar. Nese nje banke franceze do te kete veshtiresi shteti mund te nderhyje. Jemi duke u impenjuar se si te ndalojme nje katastrofe financiare me te madhe”, deklaroi Fillon.