“Phoenix” zbulon bore ne Mars

“Nje instrument i perdorur per analizimin e nderveprimit mes atmosferes dhe siperfaqes se tokes se Marsit ka zbuluar gjurme bore qe binin nga lartesia 4 mije metra mbi zonen ku u vendos sonda ‘Phoenix’”, thuhet ne nje komunikate te “NASA”-s.
“Nuk eshte pare nje gje e tille me pare ne Mars. Do te grumbollojme te dhena te tjera per te mesuar, nese bora ka rene mbi siperfaqe”, theksoi agjencia hapesinore.
Sipas disa vezhgimeve, floket e bores jane shkrire perpara se te binin mbi siperfaqen e planetit te kuq.
“Megjithate, vezhgimet e kryera me mjetet e sondes ‘Phoenix’ kane zbuluar gjurme te reaksioneve kimike mes mineraleve te tokes ne Mars dhe ujit ne gjendje te lenget ne te shkuaren, te ngjashme me ato qe ndodhin ne toke. Shumica e formacioneve gelqerore dhe e argjilave formohen ne prani te ujit ne gjendje te lenget”, bene te ditur shkencetaret amerikane.