E Shtunë, 31 Tetor 2026

St. Pauli grumbullon zedhenesin e shtypit

St. Pauli, ekip që militon në Bundesligën gjermane, ka grumbulluar zëdhënësin e shtypit për ndeshjen e radhës ndaj Hannover 96.

Hauke Brueckner, i cili punon si zëdhënës në klubin gjerman, do të jetë në listën e futbollistëve për ndeshjen e së shtunës sepse St. Pauli ka mungesë mbrojtësish.

“Kundër Hannover kemi vetëm katër mbrojtës të disponueshëm kështu që kemi nevojë për të”, u shpreh trajneri i St. Pauli, Holger Stanislawski.

Brueckner ka luajtur 10 ndeshje në kategorinë e dytë gjermane në sezonin 2002-2003.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›